• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS kërkoi ndihmën e Ambasadës amerikane, refuzon opozita: Mjaft me të huajt!

by Java News
05/05/2020 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mazhoranca dhe opozita janë ende larg gjetjes së një konsensusi për reformën zgjedhore. Një ditë pasi socialistët kërkuan edhe ndihmën e Ambasadës amerikane për të rifilluar mbledhjet e Këshillit Politik, organ jashtëparlamentar i ngritur sipas konsensusit PS-PD të fillimvitit, opozita shfaqet njëzëri se detyra e këtij organi ka përfunduar.

Monika Kryemadhi e LSI-së dhe Fatmir Mediu i republikanëve deklaruan që të dy në përfundim të një takimi të aleatëve opozitarë me Lulzim Bashën në selinë e Partisë Demokratike, se tashmë topi është në fushën e socialistëve për të vendosur për pesë propozimet e që janë hedhur në tryezë.

Kryemadhi tha se ka pasur një keqinformim, për të cilin hamendësoi se mund të jetë bërë edhe me dashje.

“Këshilli Politik nuk mblidhet tani sepse e ka mbaruar funksionin e tij, sepse nga ana e opozitës ka çuar 5 propozime dhe po pret reagimin e Parlamentit, pra të komisionit dhe nesër mblidhet komisioni që do të njihet me 5 propozimet e opozitës. Pra ne si opozitë iu kemi çuar 5 drafte të propozuara për të cilat në njërin nga këto drafte ne jemi dakord që duhet të bjerë dakord shumica.

Opozita ka qenë gati që në fund të shkurtit, pra 15 marsi ka qenë afati i fundit. Ne kemi qenë gati që në fund të shkurtit me propozimet tona që kemi pasur dhe presim reagimin nga pala tjetër”, deklaroi kryetarja e LSI-së.

“Opozita ka bërë propozimet. I takon qeverisë që të japë përgjigje. Kemi qenë dhe jemi gati për një kod zgjedhor për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe çdo pikëpyetje që ngrihet është për të shmangur vëmendjen nga ato që janë çështjet kryesore të vendit”, deklaroi kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Pikat që ndajnë dy palët në lidhje me reformën zgjedhore janë disa, por nëse për një pjesë të mirë të tyre mund të gjendet dakordësia, për dy prej tyre shfaqen ngurtësi nga të dyja anët. Socialistët këmbëngulin tek depolitizimi i administratës fundore zgjedhore, pra të paktën në depolitizimin e komisioneve në qendrat e votimit dhe të komisioneve të numërimit, duke propozuar zëvendësimin e përfaqësuesve partiakë në këto komisione me mësues.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e kundërshtojnë këtë ide dhe e shohin atë si një mekanizëm për t’i hequr opozitës mundësinë e kontrollit si të procesit të votimit, ashtu edhe të procesit të numërimit.

Pika tjetër ku palët ndahen lidhet me rolin e policisë dhe të prokurorisë në proceset zgjedhore. Opozita propozon që policia dhe prokuroria të kenë një rola shumë herë më aktiv para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor. Bëhet fjalë për 3 propozime ligjore që forcojnë rolin e policisë pranë qendrave të votimit, krijojnë grupe të posaçme pranë Prokurorisë së Përgjithshme për hetimin e krimeve elektorale, ku përfshihet edhe Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Në të gjita rastet, për momentin asnjëra palë duket se nuk e ka me ngutje që të heqë dorë nga llogorja ku është vendosur, pasi përsa kohë është në fuqi gjendja e fatkeqësisë natyrore, që zgjat deri më 23 qershor, Kushtetuta e ndalon Parlamentin që të ndërhyjë për të ndryshuar Kodin Zgjedhor.

Next Post
I biri i biznesmenit, akuzuar për 830.000 euro, dënohet me 240 orë punë të detyrueshme në Bashkinë e Tiranës

I biri i biznesmenit, akuzuar për 830.000 euro, dënohet me 240 orë punë të detyrueshme në Bashkinë e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com