• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PS ka një armatë të pathyeshme”, Rama: Nuk jemi në betejë për aritmetikën e numrave. S’bie pazari deri këtu.

by A R
11/04/2025 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nis sot zyrtarisht gara elektorale për zgjedhjet e 11 Majit. Kryeministri Edi Rama thotë në një intervistë për Tv Klan se fushata e socialistëve bazohet në një armatë të pathyeshme dhe se beteja e tyre është anëtarësimi sa më shpejt i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gazetarja Elja Zotka: Si e ka konceptuar PS këtë fushatë?

Edi Rama: Kemi një makineri të jashtëzakonshme në fushë dhe jo vetëm me shumë eksperiencë, por edhe shumë prurje të reja që na japin mundësinë që të dislokojmë në të gjithë terrenin e betejës elektorale një armatë që është e pathyeshme.

Elja Zotka: Do jetë një fushatë e qetë, një fushatë negativiste? I kemi parë fushatat e mëparshme që gjithmonë targetohet një kundërshtar.

Edi Rama: Ne yllin e fushatës kemi yllin e verdhë të Shqipërisë që duam ta instalojmë në qiellin blu të Europës. Është e fokusuar tek ky objektiv historik. Pastaj natyrisht të gjitha të tjerat janë pjesë e mozaikut.

Elja Zotka: Në sloganin që keni bërë gati në këtë fushatë përveç yjeve të BE-së ajo që bie më shumë në sy është emri juaj me gërma të mëdha. Është koncepti i unit në këtë fushatë apo jo?

Edi Rama: Nuk janë gërma të mëdha, janë gërma mjaftueshmërisht të lexueshme. Është Shqipëria, është pasaporta dhe mos harroni që në fletën e votimit votohet për liderin e partisë, votohet edhe për partinë.

Elja Zotka: Kundërshtarët tuaj, oponentët tuaj, thonë që karta e BE-së ishte e vetmja që mund të përdornit në këto zgjedhje pasi nuk mund t’i jepni llogari shqiptarëve për premtimet e pambajtura në tre mandate? Si u përgjigjeni?

Edi Rama: Nëse ka diçka që unë jam bindur se shqiptarët do të na votojnë më shumë se herët e tjera janë rezultatet dhe nuk besoj se në historinë e këtij vendi ka një tjetër forcë politike që ka realizuar më shumë se sa ne në këto tre mandate. Dhe këtë e thonë faktet. Kur të më tregojnë spitalin e fundit që është ndërtuar nga e para përpara tyre atëherë edhe mund të bëjnë ndonjë diskutim.

Elja Zotka: Ju keni qëndruar 12 vjet në pushtet dhe sigurisht që punë do kishte, ata kanë qëndruar 8 vjet në pushtet kështu që edhe ata bëjnë llogari?

Edi Rama: Të gjithë bëjnë llogaritë e tyre. Tjetër është të rrish 12 vjet në krye të detyrës dhe të bësh kaq shumë punë, tjetër është të bësh vetëm dëme edhe ta lësh vendin dy herë në situatat që PS mori detyrën.

Elja Zotka: A ka një zbutje të toneve lidhur me SPAK-un? Përpara 1 muaji ishit shumë i ashpër, madje ju e quajtët lajthitje edhe nismën e tyre për të nisur një task forcë që do të jetë në terren gjatë 30 ditëve të zgjedhjeve. Ndërkohë që nuk po e artikuloni më këtë?

Edi Rama: Ajo që unë kam thënë, i kam thënë në një moment të caktuar për çështje konkrete të caktuara, nuk janë vijë sjelljeje dhe qasjeje ndaj SPAK-ut. Janë kritika që i kam pasur dhe që i qëndroj një për një të gjithave. Për atë moment në asnjë mënyrë ato kritika nuk kanë dashur të thonë që qëndrimi im dhe qasja ime ndaj SPAK-ut dhe institucioneve të reja të drejtësisë dhe Reformës në Drejtësi kanë ndryshuar një presje.

Elja Zotka: Ju shqetëson fakti që edhe prokurorët do të jenë në terren?

Edi Rama: Nuk do të bëjë fare asnjë diskutim dhe asnjë polemikë tani se jam i gjithi i fokusuar te 11 Maji. Çfarë kam thënë nuk i ndryshoj asnjë presje.

Elja Zotka: Gjatë këtyre dy muajve të fundit pothuajse është fashitur fare emri i Erion Veliajt në publik nga ana juaj, por edhe i drejtuesve të PS. Është një strategji kjo për të mos folur më?

Edi Rama: Kemi folur aq sa është dashur të flitet dhe për çfarë është dashur të flitet. Kemi një objektiv shumë të madh përpara dhe çdo çështje ka vendin dhe kohën e vet për t’u diskutuar.

Elja Zotka: Ju përpara disa ditësh në rubrikën “Sy m’sy”, iu përgjigjët një ndjekësi që ju kujtoi që tani do të vijë një drejtues amerikan në fushatën në Tiranë, a jeni i frikësuar, si i keni marrëdhëniet me Trump, thatë që shumë shpejt do të shikoni një surprizë. Ka ardhur momenti për ta zbuluar këtë surprizë që ka lidhje me SHBA?

Edi Rama: Nuk kam asnjë koment për të bërë për këtë. Nga njëra anë më duket shumë qesharake në provincializmin e vet kjo ideja që po vjen njëri, ndërkohë që këneta dënimin e ka marrë dhe e ka të pashlyeshëm nga populli shqiptar që kurrë më nuk ka për t’u kthyer mbrapa në atë kënetë. Nga ana tjetër e kam thënë dhe e përsëris, për mua kushdo që vjen është turist në Shqipëri dhe është i mirëpritur.

Elja Zotka: Nëse nuk do t’i merrni mandatet për të krijuar një qeveri, me kë nga partitë që janë në garë mund të bëni ju një koalicion?

Edi Rama: Tani ne duam nga kjo garë që me ndihmën e shqiptarëve për t’i dhënë një mesazh Europës, për t’i dhënë një mesazh 27 vendeve anëtare që shqiptarët duan mbylljen sa më parë të negociatave dhe anëtarësimin në BE. Kjo është beteja jonë. Nuk jemi ne në betejë për aritmetikën e numrave për të bërë qeveri. S’bie pazari deri këtu.

Next Post
Lufta e tarifave, Dollari amerikan bie në nivelin më të ulët ndaj euros që nga viti 2022

Lufta e tarifave, Dollari amerikan bie në nivelin më të ulët ndaj euros që nga viti 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

December 5, 2025
Tritan Shehu: Lëvizja e Salianjit private nuk ka lidhje me PD. Unë e deklaroj votën për Sali Berishën

Tritan Shehu: Lëvizja e Salianjit private nuk ka lidhje me PD. Unë e deklaroj votën për Sali Berishën

December 5, 2025
Rama zbardh takimin me Macron: Franca do të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama kujton strehimin e afganëve në Shqipëri: Bamirësia është disiplinë, jo gjest i rastësishëm

December 5, 2025
Dhuna ndaj Skënderbeut, Disiplina dënon Ilirinë. Zbulohen vendimet

Dhuna ndaj Skënderbeut, Disiplina dënon Ilirinë. Zbulohen vendimet

December 5, 2025
Bojkote dhe debate, a mund të mbijetojë Eurovizioni në krizën e tij më të madhe?

Bojkote dhe debate, a mund të mbijetojë Eurovizioni në krizën e tij më të madhe?

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In