• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PS ka kontribuuar më shumë për integrimin”/ Gjiknuri: Nga shtatori fillojmë përgatitjet elektorale për të dalë sërish fitues

by Java News
20/07/2022 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri siguroi se Partia Socialiste do të jetë një mbështetëse e madhe e integrimit të Shqipërisë në BE. Gjatë takimit me drejtuesit e rinj të PS, ku merrte pjesë dhe kryeministri Edi Rama, Gjiknuri theksoi se Partia Socialiste është forca që ka kontribuar më shumë për integrimin.

“Shqipëria është në një moment të rëndësishëm historik. Tashmë Shqipëria është një hap shumë më afër Bashkimit Europian. Sapo kemi filluar negociatat. Natyrshëm, qeverisë shqiptare i del një barrë e rëndë, një detyrë e madhe për të përballuar një proces shumë të vështirë dhe këtë duhet ta pranojmë. Unë jam i bindur që Partia Socialiste do të jetë një mbështetëse e madhe e këtij procesi.

Jemi partia që kemi kontribuar më shumë për integrimin. Jemi partia më demokratike e këtij vendi dhe me rezultatet më positive që duhet të na bëjnë të gjithë krenarë. Unë them që edhe një meritë për procesin e integrimit e ka kjo parti pavarësisht se disa të tjerë nuk duan ta pranojnë këtë fakt”, deklaroi Gjiknuri.

Ai u kërkoi kryetarëve të rinj që të nisin menjëherë punën nga riorganizimi për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme vendore. “Partinë Socialiste e presin sfida të mëdha. Jo vetëm sepse jemi në mandatin e tretë dhe mandati i tretë ka sfidat e tij dhe këtu duhet të jemi të gjithë dakord, por sepse Partia Socialiste duhet të jetë një organizatë që gjithmonë rigjenerohet, vetë-organizohet shpesh dhe vetë-kritikohet gjithmonë me qëllimin për të bërë më të mirën.

Zgjedhjet vendore do të jenë në muajin prill kështu që nga shtatori do fillojmë punën e përgatitjeve elektorale ku jam i bindur që ne do të dalim përsëri fitues ashtu siç e kemi traditë gjithë këto vite”, theksoi Gjiknuri.

Sekretari i Përgjithshëm i PS vlerësoi përfundimin në kohë të përzgjedhjes së gjithë drejtuesve të rinj në të gjitha bashkitë e vendit. Ai theksoi se tashmë i hapet rruga dhe përzgjedhjes së kryetarëve të këshillave socialist. “Ishte një proces shembullor, ballafaques, shumë i shëndoshë demokratik për Partinë Socialiste. Patëm mundësinë që të gjithë kandidatët për kryetar partie të ballafaqoheshin me anëtarësinë, të paraqisnin platformat e tyre. Fillojmë fazën tjetër intensive të atij procesi që tashmë ka filluar në të gjitha nivelet që ka të bëjë me përzgjedhjen e kryetarëve të këshillave socialistë.

Kryetarët e partive së bashku me deputetët kanë filluar procesin e organizimit të dëgjesave. Synojmë që brenda muajit të realizojmë të gjitha dëgjesat. Më pas do bëhet përzgjedhja, sikurse e ka statuti, nga drejtuesit e partisë të saposzgjedhur së bashku me asambletë përkatëse”, nënvizoi Gjiknuri./m.j

Next Post
Panik në Francë/ Shqiptari del me një thikë 20 cm në rrugë, ndjek dy persona

Panik në Francë/ Shqiptari del me një thikë 20 cm në rrugë, ndjek dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

August 23, 2026
SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com