• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS-ja e Korçës akuzon PD: Po provokojnë konflikt me simpatizantët tanë!

by Java News
24/04/2021 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste e Korçës ka akuzuar Partinë Demokratike lidhur me një incident të ndodhur në fshatin Podgorie.

Në një deklaratë zyrtare zëdhënësja e degës së PS-së theksoi se eksponentë të PD-së provokuan konflikt me simpatizantë të PS-së e shkak për këtë sipas zëdhënëses është ankthi i humbjes.

“Në valën e mesazheve dhe veprimeve të dhunës të nxitura e promovuara nga Partia Demokratike në të gjithë Shqipërinë, mbrëmë eksponentë të kësaj partie kanë provokuar një konflikt me simpatizantë të Partisë Socialiste në Podgorie, siç besoj jeni njohur edhe nëpërmjet deklaratave të tyre. Ankthi i humbjes për ta sa vjen e shtohet, revanshit të tyre me shpifje e baltë i janë shtuar edhe veprimet kriminale të eksponentëve të saj. Partia Socialiste, e bindur në rrugën e saj drejt fitorës së 25 Prillit, i bën thirrje banorëve të Korçës se do të jetë në çdo moment pranë tyre, për të garantuar një proces votimi të qetë, të drejtë dhe demokratik.”

Më tej PS-ja e Korçës i bë thirrje PD-së që të respektojë ligjin e të mos krijojë tensione të qëllimshme e të qëndrojë larg procesit duke mos intimiduar votuesit në asnjë formë.

“I bëjmë thirrje Partisë Demokratike të respektojë ligjin dhe të mos krijojë tenisione të qëllimshme dhe të panevojshme. Të qëndrojë larg procesit të votimit dhe mos intimidojë votuesit në asnjë formë.

Nuk iu imponoheni dot qytetarëve me modele huliganesh që dalin dhe xhirojnë gomat e makinave pa targa dhe bërtasin në rrugë, kjo kohë ka marrë fund prej dekadash këtu në Korçë. Mos e bëni pis Korçën me sjellje të tilla, mos bëni pis procesin zgjedhor sepse jeni në Korçën e qytetarisë. I bëjmë thirrje simpatizantëve të Partisë Demokratike të distancohen nga sjellje të tilla, të mos përdoren si mish për top nga ata që edhe në deklaratë e thonë hapur se janë gati të përdorin çdo mjet për të marrë pushtetin me çdo kusht.” – vijon deklarata.

Në fund PS-ja paralajmëron se përgjegjësia para ligjit është personale duke theksuar se zgjedhjet do jenë të lira e të qeta.

“Ju kujtojmë se përgjegjësia e sjelljes suaj përpara ligjit është personale, askush nuk mund të dalë mbi të e askush nuk mund t’u mbrojë dot sot apo nesër, as ata kandidatë të marrë që iu venë flakën me premtime absurde. Sigurojmë çdo banor të Korçës që zgjedhjet do të jenë të lira, të qeta, konform çdo rregulli ashtu sikurse i ka hije Korçës. Faleminderit!” – mbyllet deklarata.

Next Post
Devoll/ Shkrihet LSI: 12 komisionerë braktisin detyrën dhe i bashkohen PS

Devoll/ Shkrihet LSI: 12 komisionerë braktisin detyrën dhe i bashkohen PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Banditi portokalli

Banditi portokalli

June 22, 2026
Matura Shtetërore 2026/ Aplikimet online për formularët A1 dhe A1Z hapen më 5-7 maj

Nesër provimi i fundit i Maturës Shtetërore, Ministrja e Arsimit kërkon respektim të rregullores

June 22, 2026
PD kërkon mocion me debat pas miratimit të raportit të PE për Shqipërinë

Euro në rënie rekord, PD kërkon masa nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë

June 22, 2026
Vazhdon rënia e euros, shënon rekord të ri ndaj lekut

Vazhdon rënia e euros, shënon rekord të ri ndaj lekut

June 22, 2026
Vance: Hap i rëndësishëm drejt marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit

Vance: Hap i rëndësishëm drejt marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit

June 22, 2026
Punonjësit e Prefekturës së Qarkut Tiranë i bashkohen nismës për dhurimin vullnetar të gjakut

Punonjësit e Prefekturës së Qarkut Tiranë i bashkohen nismës për dhurimin vullnetar të gjakut

June 22, 2026
Messi kërkon të “pushtojë” Botërorin me rekorde të reja

Messi kërkon të “pushtojë” Botërorin me rekorde të reja

June 22, 2026
Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee

Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee

June 22, 2026
FOTOLAJM/ Nis protesta e 16-të para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

Analisti tregon grupet që fshihen pas protestave në Shqipëri

June 22, 2026
Fox News: Si u fabrikua protesta kundër Kushner përmes dezinformimit dhe interesave të huaja

Fox News: Si u fabrikua protesta kundër Kushner përmes dezinformimit dhe interesave të huaja

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In