• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS-ja duhet të përballë vetë PS-në apo realitetin?!

by Ben Andoni
18/05/2022 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në Partinë Socialiste nuk pipëtin asgjë. Nëse dikush do marrë përsipër të bëjë oponencë, atëherë fjala e para që do t’i përballin guximtarit është se e bën një akt të tillë se do të duket, kurse e dyta se ka hatër-mbetje. Kuptohet se kjo e dyta sfumohet menjëherë. Askush nuk ka “hatër-mbetje” te PS në logjikën e burokratëve të saj!!! Punët shkojnë vaj!

Partitë, si PS-ja, që rrinë gjatë në pushtet e kanë gati mekanizmin e servilave që i kujtojnë kujtdo me të gjithë hapësirën e komunikimit verbal dhe gjestikulacionar se je i tepërt dhe kujdes, kurse përballja me Ramën është një temë tjetër. Askush nuk do të donte të përballej me të për shkak të hidhësisë së komunikimit! Veç kësaj, ai, u ka në dorë karrierat por edhe të ardhmen. Tek e fundit: rruga drejt ngjitjes në karrierë kalon vetën e qartë në perceptimin e tij. Cilido e kujton momentin e vakumit dhe mënyrën sesi prisnin të emëroheshin njerëzit e qeverisë së tij, në një nga ngjarjet e PS-së, kurse i gjithë auditori sikur të ishte në ndonjë provim me koeficient të lartë vështirësie, as nuk bëzante.

Ajo përpjekje e vagullt e Ulsi Manjës në kongresin e fundit të PS-së, për të treguar realitetin e vërtetë të bazës nuk ngjiti. Teksa pa vështrimin e njerëzve dhe qesëndinë e kolegut të tij në Ekzekutiv, ministri i promovuar nga Rama ia delegoi vetëm atij fitoren. Mjafton Rama për fitoren! Në një përpjekje shumë më tepër logjike, ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe, me kulturë e ekspertizë të mirë ekonomike, bën apele publike dhe politike, duke marrë si bazë të argumentit të tij, zonën e vetë elektorale, por gjërat bien sërish në vesh të shurdhër. Tashmë kjo makinë e madhe elektorale nuk pyet më dhe as nuk do t’ia dijë fare. Qoftë edhe për atë. Balla dhe Gjiknuri, si edhe emisarë të tjerë zgjedhjesh te PS-ja e kanë bërë të qartë se që ditën kur shpallen zgjedhjet, Partia Socialiste nis përpjekjen për zgjedhjet e ardhshme.

Është pikërisht kjo ngarendje, që i ka bërë njerëzit e kësaj force të jenë më mirë në pozicionet drejtuese dhe ta kenë mirë me qendrën apo të përcjellin raporte sesa mirë janë, në vend të tregojnë shqetësime dhe dobësi. Shqipëria e sotme duket si një Shqipëri në tre plane…Shqipëria që vjen nga perceptimi i kryeministrit dhe i ministrave të tij, ku këta të fundit jo pak herë janë krejt ndryshe nga realiteti; i dyti vjen na opozita që në masë është i errët dhe atje ku mund të ketë progres; i treti është ai i vërteti që kanë shqiptarët në kurriz dhe që e shpalosin para shitoreve dhe sidomos kur flasin me njëri-tjetrin…

Për të tretën ka gjithnjë e më pak lajme përveç përsiatjeve shpesh të frustruara në rrjetet sociale. Media nuk i ndih më sepse janë zhdukur gazetarët e terrenit, kurse pushtetarët lokalë janë jo pranë halleve të njerëzve. Lajmet kryesore i përqendrojnë dy grupet e para. Grupi i parë që lidhet me PS-në ka avantazhin e pozicionit dhe një politikë komunikimi shumë efikase, por edhe një realitet me shumë Yes-men-ësh. Për shkak të përfitimeve dhe interesit, qoftë individualiteti, por edhe integriteti moral nuk hynë shumë në punë. Liria ca më shumë. Nëse është Edi, ne i fitojmë zgjedhjet, ashtu si e tregoi fabulën e tij Manja, në fakt dha ushqim për opozitën se kryeministri abuzon (!!!), kurse për të tijët tregoi se ai dhe vetëm ai është partia. Ashtu si është në të vërtetë.

Por, kujdes. Tashmë PS-ja nanuritet me brishtësinë e sistemit të Drejtësisë, të paktën deri tani, ndërkohë që Berisha dhe Meta kanë dalë sërish në shesh betejë. Të dy figura shumë problematike, por që kanë mbijetuar dhe pavarësisht konsumimit të frikshëm, opozita e ardhshme, po të jenë këta të dy (Drejtësia zor se do të gjejë diçka për ta !!!) do të jetë e tensionuar dhe me shumë problematika. Berisha po e tregon hapur se edhe pa pasur gjë në dorë po krijon probleme. Kurse Meta është i etur të kthehet në terren dhe të “pastrojë” partinë e tij që në fakt është drejt zvogëlimit të pashmangshëm.

Partia Socialiste rrugëtimin po e bën me rikthimin në fushë betejë të aktorëve të vet politikë në terren, kurse kryetarëve të bashkisë po i kujton se kanë edhe një vit të tregojnë veten e tyre. Lexo: karrierat e tyre. Syresh kanë treguar se i janë shmangur partisë duke ngritur habitatet e tyre jo pak herë abuzive për të cilat Rama u ka tërhequr vëmendjen deri në agresivitet komunikimi: “Do t’ju marr për veshi!!!!”

Tek e fundit, Partia Socialiste kundërshtare të vetme do ketë dhe në zgjedhjet e ardhshme vetë PS-në, si subjekt politik. Por aman, do ketë një kundërshtar të madh, që është konsumimi dhe mbi të gjitha publiku, i lodhur me burokratët pa empati. Ndërkohë që opozita ka humbur në një krizë identiteti, që sa më shumë kalon koha aq më shumë po evidentohet në ndarje. E, megjithatë, sërish në PS-në presin impaktin e lëvizjeve të fundit politike të Ramës, ku duket se kontrolli duhet edhe më i fortë. Rama, më mirë se cilido, e di se gjërat nuk janë siç duken: ndaj në PS… nuk pitëtin asgjë para zgjedhjeve të radhës. (Javanews)

 

 

Next Post
Lirohet nga burgu Martin Shkreli, shqiptari më i urryer në Amerikë: Lëviz lirshëm në rrugët e Nju Jorkut

Lirohet nga burgu Martin Shkreli, shqiptari më i urryer në Amerikë: Lëviz lirshëm në rrugët e Nju Jorkut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë godet Meksikën. Momenti kur presidentja e vendit ndërpret konferencën

Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë godet Meksikën. Momenti kur presidentja e vendit ndërpret konferencën

January 2, 2026
“Zgjohet” Etna, shpërthen vullkani më aktiv në Europë. Pamjet virale

“Zgjohet” Etna, shpërthen vullkani më aktiv në Europë. Pamjet virale

January 2, 2026
“Më pushoi pasi më ngacmoi s*ksualisht”- Violinisti i njohur akuzon aktorin Will Smith për abuzim: Ja çfarë më tha pas takimit

“Më pushoi pasi më ngacmoi s*ksualisht”- Violinisti i njohur akuzon aktorin Will Smith për abuzim: Ja çfarë më tha pas takimit

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com