• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS i rrëzoi amendamentet për Kosovën, Basha: Teatër politik, as nuk u diskutua, por u hodh poshtë

by Java News
08/02/2024 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha në një konferencë për mediet, pasi Kuvendi i rrëzoi amendamentin ku ishte kërkuar 50 mln dollarë ndihmë ushtarake për Kosovën nga buxheti i shtetit, tha se strategjia e mbrojtjes kombëtare duhej t’i nënshtrohej një debati publik.

Kjo gjë nuk ndodhi, pasi seanca e sotme plenare u shoqërua me kaos dhe zhurmë, pasi deputetët opozitarë vijuan me aksionin e tyre.

Basha: Nuk dua të bëj Kasandrën, por nuk ka detyrë më të madhe për një kryefamiljar, qytetar të përgjegjshëm dhe aq më shumë për një përfaqësues politik të vendit, se sa të përgatitet për më të keqen, kur e keqja është shfaqur në horizont. Kjo është arsyeja pse depozitova amendamentet. A përbën kërcënim për Shqipërinë minimi i sigurisë në Kosovë? Është e pafalshme që 6 muaj pas sulmit terrorist në Banjskë kjo pyetje nuk shtrohet. Dhe kur shtrohet hidhet poshtë pa asnjë debat.

A përbën rrezik për sigurinë kombëtare të Shqipërisë dobësimi i strukturave mbrojtëse të sigurisë së Kosovës. A ka Shipëria mundësi t’i vijë në ndihmë? A duhet të parashikojmë në buxhetin tonë të mbrojtjes edhe një buxhet për mbrojtjen e Kosovës? Ky propozim u përfshi në amendamentin që u çua në Kuvend. Falë teatrit politik, as nuk u diskutua, por u hodh poshtë. Akt dëshpërues, tregon në çfarë bataku lundron qeveria.

/f.s

Next Post
‘Viza Amerikane me garanci 100%’/ Zbardhet skema e mashtrimit, si i gjente Renato Nasto klientët

'Viza Amerikane me garanci 100%'/ Zbardhet skema e mashtrimit, si i gjente Renato Nasto klientët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com