• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS i mori bastionet, Basha hidhet në sulm: Kryebashkiakët e rinj janë kriminelë

by A R
06/08/2019 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e konsideroi vendimin për djegien e mandateve dhe protestat si një nga arsyet kryesore të rritjes së besimit tek PD dhe bashkimit të 85% të shqiptarëve sipas tij për të refuzuar regjimin e Edi Ramës.

Në takimin me strukturat e PD në Roskovec,Basha foli për këtë gjë.

“Ne nuk mund të vazhdonim të ishim fasadë e maskaradës ku vidhej nga mëngjesi deri në darkë buxheti i shtetit, ku përdorej parlamenti si leckë për të kaluar ligje vetëm për të vjedhur, si ligji për Teatrin apo ligji për Milot- Balldre dhe dhjetëra ligje të tjera.

Dhe çfarë parlamenti! Një parlament i dalë, siç e di sot gjithë bota nga përgjimet e BILD, Deutsche Welle apo Zëri i Amerikës, jo nga vota e njerëzve, por me përfshirjen e drejtpërdrejtë të grupeve kriminale.” – tha Basha.

“Çdokush që ka iluzionin se me Edi Ramën në krye të qeverisë mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, duhet të ekzaminojë kujtesën dhe të shohë faktet: Shikoni pseudobashkiakët e rinj:

Valdrin Pjetri ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij dhe duhet të ndiqet penalisht. Edi Rama e kandidoi dhe tani urdhëron prokurorinë e korruptuar ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.

Pjerin Ndreu, në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003 dhe i larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjime në dosjen 184 duke urdhëruar shkarkimin e mësuesve që nuk votojne për PS, në vend që të ndiqej penalisht, e kandidon dhe e mbron Edi Rama.

Artur Bushi i Krujës mbaroi një mandat si bashkiak trafikant në Itali dhe e rikandidoi.

Dionis Imeraj, Valbona Sako, të dy të kapur në përgjimet e Dibrës, të dy mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama.

Tërmet Peçi, Klement Ndoni, trafikantë droge, në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidohen.

Agim Kajmaku, i kandiduar në Vorë, i dënuar në Greqi.

Ragip Suli, i kapur në vjedhje flagrante me tendera dhe qira shtetërore, në konflikt të hapur interesi me statusin e deputetit, në vend që të largohej si deputet dhe të ndiqej penalisht, e mbron dhe e promovon Edi Rama. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën”- tha Basha.

Lideri i opozitës u shpreh se largimi i Ramës, është sot edhe më urgjent dhe jetik për vendin se para 30 Qershorit.

Next Post
VIDEO e tmerrshme nga Vlora, gruaja tenton të hidhet nga pallati, burri e kap në ajër

VIDEO e tmerrshme nga Vlora, gruaja tenton të hidhet nga pallati, burri e kap në ajër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

April 6, 2026
Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In