Partia Socialiste ka dorëzuar plot katër padi në Kolegjin Zgjedhor sa i përket rezultateve të 30 Qershorit.
Mësohet se mazhoranca kërkon shpërndarjen e mandateve për këshillat bashkiakë të Urës Vajgurore, Konispolit, Devollit dhe Kuçovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk shpërndan dot mandatet për këshillat, ndaj PS i kërkon Kolegjit që të shprehet mbi situatën.
Mandatet kërkojnë pesë vota nga anëtarët e KQZ, ndërkohë që Klement Zguri voton kundër.
Për këtë arsye, pritet që mazhoranca t’i drejtohet Kolegjit edhe për bashki të tjera që nuk marrin votën e kreut të KQZ, përfaqësues i opozitës joparlamentare.
/a.r