• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS: Gati të ulim tensionet në Parlament! Mendim “Venecias” nëse “GJK” mund të diktojë votën e deputetëve

by A R
03/09/2024 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 8 muaj e ardhshëm që i paraprijnë garës për parlamentarët 2025 dhe ethet elektorale janë të pritshme të reflektohen edhe në sallën e parlamentit.

I vetëdijshëm për atë që e pret, Niko Peleshi në intervistën e parë si kreu i ri i grupit parlamentar tregon gadishmërinë që të ndihmojë në uljen e toneve të debatit kuvendor, madje për të folur dhe për vazhdimin e Reformës Zgjedhore siç kërkon opozita.

Niko Peleshi: Natyrisht që konsensusi është një fjalë jo shumë në modë. Nuk do të lodhem duke investuar dhe në atë korsi. Ku ka mundësi për t’u ulur bashkë, për të ndërtuar nismat së bashku dhe çdo hapësirë tjetër që mund të na lejojë edhe koha edhe të riaktivizojmë kontaktet dhe bashkëpunimin. Jam i gatshëm të takohem me Bardhin.

Edhe pse nuk e pohon për mikrofonin e Tv Klan, Peleshi as nuk e mohon se pikërisht për shkak të profilit jokonfliktual, si një nga ministrat më pak të sulmuar nga opozita, ishte një nga arsyet pse Rama pas 10 vitesh që e kishte anëtar të kabinetit qeveritar, e vendosi të drejtoj grupin parlamentar.

Niko Peleshi: Nuk e lidh këtë besim me atë që thatë ju, por e lidh me një eksperiencë që e kam krijuar në shumë vite qeverisje.

E një nga çështjet e para të forta që do të përballet si drejtues grupi, është seanca e 12 Shtatorit, ku do të votohet për mocionin e mandatit të Olta Xhaçkës. Peleshi pohon se socialistët nuk do të kundërshtojnë vendimin e Kushtetueses.

Niko Peleshi: Çështja e mandatit të deputetes Xhaçka për ne nuk ka qenë një çështje emri. Ne nuk kemi pasur asnjëherë dilema nëse duhet apo jo të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Për këtë arsye nuk kishte asnjë surprizë.

Por nga ana tjetër, ata duket se s’do ta lënë me kaq. Ashtu siç pati deklaruar, paraardhësi i Peleshit, shumica do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të marrë opinion nëse Gjykata Kushtetuese me vendimet e saj mund të diktojë vullnetin e shprehur me votë të deputetëve.

Niko Peleshi: Për të sqaruar me një konsulencë nga Komisioni i Venencias se ku fillon dhe mbaron vullneti i deputetëve.

Me filozofinë se nuk bëhen mburojë për asnjë individ, të mërkurën do të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për deputetin tjetër socialist, Vullnet Sinaj.

Peleshi zbulon dhe çfarë përmban plani i masave që qeveria do të bëjë publike shumë shpejt sa i takon transparencës.

Niko Peleshi: Ne kemi një ligj shumë të mirë të informimit publik. Ne nuk kemi gjë për të fshehur si qeveri dhe si institucione kushtetuese.

Për transparencën, për strategjinë parlamentare të këtyre muajve të mbetura deri në zgjedhje, por dhe për punën voluminoze që e pret parlamentin gjatë procesit të negociatave, grupi parlamentar socialist do të mblidhet nga kryeministri në një takim informal javën e ardhshme.

/a.r

Next Post
Facebook bllokon videon me Ramën: E montuar me teknologjinë deep fake!

Facebook bllokon videon me Ramën: E montuar me teknologjinë deep fake!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komisioni Europian jep lajmin e mirë: Negociatat me Shqipërinë për integrimin në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027!

Komisioni Europian jep lajmin e mirë: Negociatat me Shqipërinë për integrimin në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027!

September 23, 2026
Dhjetëra varreza masive në Serbi, Komisioni për të Zhdukurit: Të rritet presioni ndaj Beogradit!

Dhjetëra varreza masive në Serbi, Komisioni për të Zhdukurit: Të rritet presioni ndaj Beogradit!

September 23, 2026
Ministri i Jashtëm francez: Palestinezët duhet të mbajnë zgjedhjet pas vonesave të përsëritura

Ministri i Jashtëm francez: Palestinezët duhet të mbajnë zgjedhjet pas vonesave të përsëritura

September 23, 2026
Rriten qiratë në Tiranë, agjentët imobiliarë: Çmimi mesatar shkon 500 euro në muaj

Frenohet rritja e çmimeve të banesave, tregu hyn në një fazë më të ngadaltë

September 23, 2026
Këmbanat e alarmit në Ballkan

Këmbanat e alarmit në Ballkan

September 23, 2026
Dhunoi një vajzë dhe vëllanë e saj të mitur, AMP arreston oficerin e Patrullës së Policisë!

Dhunoi një vajzë dhe vëllanë e saj të mitur, AMP arreston oficerin e Patrullës së Policisë!

September 23, 2026
Vlora Hyseni u mor në pyetje nga SPAK për lidhjen me Agasin, ish-kreu i SHISH: Kam kontakte vetëm me telefon dhe si bashkëpunëtor i shërbimit sekret

Kur James Bondi kthehet në Menekshe: Telendisja në telenovelë turke, e një spy story

September 23, 2026
“Forcim i besimit të qytetarëve”- Ambasadorja Sousa takohet me kreun e KLP: Një sistem i fortë drejtësie, thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në BE

“Forcim i besimit të qytetarëve”- Ambasadorja Sousa takohet me kreun e KLP: Një sistem i fortë drejtësie, thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në BE

September 23, 2026
Ministri Gonxhja: Restaurimi i Teqesë së Koshtanit është detyrim shtetëror, kontribut në shkollën e parë shqipe në zonë!

Ministri Gonxhja: Restaurimi i Teqesë së Koshtanit është detyrim shtetëror, kontribut në shkollën e parë shqipe në zonë!

September 23, 2026
Grabiti nën kërcënimin e thikës çantën e shtetases gjermane te Liqeni Artificial, policia kap ‘skifterin’ e dyshuar!

Grabiti nën kërcënimin e thikës çantën e shtetases gjermane te Liqeni Artificial, policia kap ‘skifterin’ e dyshuar!

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com