Numri dy i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri deklaroi për mediat në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS, se socialistët janë gati për të hyrë në zgjedhjet vendore në bashkitë që kanë mbetur pa kryetar. Ai tha se Gjykata Kushtetuese nuk duhet ta vonojë më vendimin pas publikimit të opinionit të Venecias, duke theksuar se presin që 45 ditë nga ky vendim, presidenti të shpallë ditën e zgjedhjeve.
“Ne gati jemi dhe për zgjedhje të pjesshme vendore nëse Presidenti i dekreton ato pas vendimit të Kushtetuese. Kjo është një ccështje që pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe mendoj që ajo nuk ka pse ta vonojë vendimin. Brenda 45 ditëve ai dekreton zgjedhje. Ne jemi gati. Qëllimi është pse ky fokus tek partia. PS ka fituar zgjedhje dhe konkuron për të fituar. Partia është fokusi kryesor dhe ajo konkuron në zgjedhje në ccdo kohë”, tha Gjiknuri.
Ai deklaroi se PS është gati të ulet të tryezën e Komisionit të Reformës Zgjedhore, por shtoi se është herë për të folur për propozime konkrete.
“Partia është fokusi kryesor dhe ajo që konkurron në zgjedhje. Komisioni i Reformës Zgjedhore është një komision që ka qenë bipartizan dhe besoj se shumë shpejt do vendoset ngritja e tij. Për çështje që ka traditë parlamentare PS dhe PD duhet të jenë pjesë në komision. Është shpejt për të folur për ndryshimet. Ne e bëmë me PD kur ata nuk ishin pjesë e parlamentit jo më tani që janë në parlament dhe procesi është normal”, deklaroi ai.
g.kosovari











