• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS fushatë anëtarësimesh të reja në Njësinë 7, Veliaj: Rezultati është te kutia e votimit, jo tek ulërimat për kundërshtarin. U shërbejmë njëlloj edhe kundërshtarëve politikë

by Java News
23/02/2024 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fushata e anëtarësimeve të reja në Partisë Socialiste ka vijuar edhe në Njësinë 7 në kryeqytet. Drejtuesi Politik i PS për Qarkunt e Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja e zonës, Etilda Gjonaj, shpërndanë kartat për anëtarët më të rinj të PS, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në vendimmarrje, si një mënyrë për t’u dëgjuar zëri.

“Është shumë e rëndësishme të jesh pjesë e një skuadre. Të qenit pjesë e një skuadre nuk është vetëm një mënyrë për të ndarë disa probleme, por edhe një mënyrë për të vendosur. Kur dëgjoj këta analistët që japin mend se si duhet të qeverisë Edi Rama apo si duhen bërë punët e bashkisë, ndërsa vetë ditën e zgjedhjeve krenohen duke thënë se nuk votojnë fare, u them: Nëse nuk voton fare, atëherë nuk ke të drejtë të thuash se si bëhet ajo punë dhe nëse nuk do të jesh pjesë e asnjë grupi, atëherë fjala jote nuk ka ku të dëgjohet. Për sa kohë që nuk je pjesë e një komuniteti, fjala jote mund të dëgjohet për kuriozitet, por s’ka asnjë impakt në vendimmarrje. Unë besoj fort se të qenit pjesë e një familje të bën më të fortë”, tha Veliaj.

Teksa komentoi protestën e opozitës pak ditë më parë, drejtuesi politik i PS u shpreh se kanë ikur ato kohë si ’96 apo ’97 kur policia dhunonte qytetarët. “Sot është edhe më e lehtë të jesh socialist e të jesh pjesë e një grupi që fillimisht është një stof qytetarësh, me njerëz të mençur, të kulturuar, që nuk besojnë te dhuna, por besojnë te puna, që nuk besojnë të fyerja e tjetrit, por tek afrimi, tek dashuria për tjetrin. Ka pasur kohë të vështira kur të qenit socialist ishte vërtetë sfidë – kush është me thinja kujton kohë edhe më të vjetra se sa “21 Janari”, kujton edhe ‘96’-tën, edhe ’97’-tën, rrahjet publike në shesh – ndërsa sot policia tregon një tolerancë të lartë për protestuesit. Atëherë nuk diskutohej fare, nuk pyetej nëse ishe deputet, activist apo i moshuar”, deklaroi Veliaj.

Pikërisht, për këtë arsye ai shtoi se diferenca mes mazhorancës dhe opozitës aktuale është e qartë. Veliaj nënvizoi se socialistët besojnë te puna sistematike që përkthehet në rezultat pozitiv te kutitë e votimit, ndërsa pala tjetër beson tek ulërima. “Ne nuk jemi nga ata që ulërasim, por jemi nga ata që punojnë në mënyrë sistematike dhe rezultati është te kutia e votimit, jo tek ulërimat dhe klithmat për kundërshtarin. Ata s’janë armiqtë tanë. Përkundrazi! U shërbejmë me dinjitet edhe atyre, siç të vetët nuk u kanë shërbyer kurrë”, deklaroi Veliaj./m.j

Next Post
Harta/ Ndërtimi i ‘Urës së Re’, nis nesër devijimi i Kukës-Morinë

Harta/ Ndërtimi i ‘Urës së Re’, nis nesër devijimi i Kukës-Morinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “Balluku ju zhveshi në Fier, ju la me gjysmë mandati”, gazetarja përplaset me Bardhin LIVE në emision

VIDEO / “Balluku ju zhveshi në Fier, ju la me gjysmë mandati”, gazetarja përplaset me Bardhin LIVE në emision

October 2, 2026
Konsumatorët familjarë pritet të paguajnë më pak nga 1 shkurti, ERE shqyrton sot çmimin e energjisë

Shqipëria humbet 1 në 5 njësi energjie në rrjet, mbi trefishin e mesatares së BE-së

October 2, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

‘Territorialja’, reformë apo thjesht ri-ndarje?

October 2, 2026
Peleshi pret në Kuvend ambasadorin Wendt: Partneriteti strategjik dhe miqësia Shqipëri-SHBA vijojnë të forcohen

Peleshi pret në Kuvend ambasadorin Wendt: Partneriteti strategjik dhe miqësia Shqipëri-SHBA vijojnë të forcohen

October 2, 2026
Shifra alarmante nga diabeti, mjekët: Mbi 90 mijë të orekur, diagnostikimi tek moshat e reja

Diabeti, kërcënimi i heshtur për zemrën: Pse simptomat mund të mashtrojnë

October 2, 2026
Zyrtarët e lartë brenda kafazit të qelqtë/ Ish-Prokurori Karanxha: Shkelje e barazisë së palëve

Karanxha del kundër prokurorëve: Ndryshimet në Kod ishin të nevojshme, s’mund të kemi burg për çdo gjë

October 2, 2026
Francë| Protestat e nxënësve dalin jashtë kontrollit, 400 shkolla të mbyllura

Francë| Protestat e nxënësve dalin jashtë kontrollit, 400 shkolla të mbyllura

October 2, 2026
“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

October 2, 2026
41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

October 2, 2026
Trump urdhëron qeverinë federale të zëvendësojë 'inteligjencën artificiale' me 'superinteligjencë' -

“Po kryejmë hetime, do përgjigjemi”- Sulmi gjatë fluturimit të “FlyDubai”, reagon Trump: Nëse Irani është përgjegjës, do ta godasim shumë fort!

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com