PS fitoi Vorën, Spiropali: KQZ të shpallë rezultatin

PS ka fituar bashkinë e vorës me 8010 vota. Më i votuari është kandidati i PS, Blendi Gonxhja me 4794 vota.

Elisa Spiropali, drejtuesja politike e qarkut të Tiranës, tha nga Vora para se të dilte rezultati se PS ka fituar me një diferencë të thellë, gjë që tregon besimin e qytetarëve ndaj Edi Ramës dhe partisë.

“Edhe pse rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë, ne investuam në numërimin elektronik për Vorën dhe njësinë 10 për të dhënë rezultatin në kohë reale, ku bashkia e Vorës do të kishte qenë e para që do të shpallte fitoren e thellë për PS. PS ka fituar në Vorë siç pritej me diferencë të thellë për shkak të punëve të mira që kemi bërë këtu. Punës së madhe në terren, PS që është shumë pranë qytetarëve çdo ditë të vitit. Ky rezultat reflekton besimin e madh që Vora, qarku i Tiranës dhe gjithë Shqipëria i ka dhënë Ramës dhe PS. Sapo morën rezultatin tonë, dhe i takon KQZ të shpallë rezultatin  të asaj që ishte numërim elektronik. Kemi diferencë të thellë”, u shpreh Spiropali.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.