• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PS është partia e Xhelalit nga Shën Gjergji, jo e atij që rrihet me karrige për t’u bërë deputet”

by A R
14/10/2020 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste është një familje e madhe e njerëzve të punës, që ia dalin vetë, e çunave dhe e gocave të sakrificës. Me këto fjalë iu drejtua kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj Asamblesë së PS në Shën Gjergj, duke sjellë emra dhe shembuj suksesi të njerëzve të thjeshtë, të cilët ngrihen çdo mëngjes për të punuar për familjet e tyre.

“Nëse për të tjerët partia është kthyer në parti familjare, – njëherë e burrit, pastaj e gruas, pastaj e shokut të ngushtë, dhe ti nuk e di nëse është e Lulit, apo e Berishës, – PS është partia e Vitmarit, e një çuni që nuk ishte VIP, që nuk e promovoi njeri në festival, e një çuni që çdo gjë e ka arritur me mund, që i ka rënë kitares edhe në rrugë, edhe në autobus e park; ne jemi partia e Marselës, e një goce e cila ka shkuar me gomone, me nënën dhe motrën e saj, në Itali, e rritur vetë me sakrifica, pa emrin e babit e të mamit, pa njohje, pa maxhordomë që i hapin derën; ne jemi partia e çunave dhe gocave të këtij qyteti, që ia dalin edhe vetë, e njerëzve që kanë bërë 100 sakrifica, që nuk janë katapultuar as nga Hollanda dhe as i kanë bërë shkollat jashtë se kanë pasur mamin dhe babin të pasur, por janë rritur vetë. Unë besoj se ne jemi partia e këtyre njerëzve,” tha Veliaj.

Duke sjellë shembuj të njerëzve të zakonshëm, por që kanë krijuar diçka me sukses në Shëngjergj, që përpiqen me mund e djersë çdo ditë për të rritur aktivitetin e tyre, Veliaj dhe se çelësi i këtij suksesi, nga i cili frymëzohet edhe vetë Partisë Socialiste, është vetëm puna.

“Ne jemi partia e Armirit, i cili rrit në Shën Gjergj troftën e racës kaliforniane, më e mira në Shqipëri. Ne jemi partia e Hakiut dhe do jemi partia e çdo Hakiu, derisa të bëjmë edhe shtëpinë e fundit të tërmetit. Ne jemi partia e Osmanit dhe e Besit, që kanë një baxho ku mbledhin qumështin e gjithë lagjes. Ne jemi partia e Xhelalit, jo e Xhelalit që rrihet me karrige në kokë për t’u bërë deputet, por e Xhelalit që ka stallën me 25 dhi, që mban familjen e vet. Ne jemi partia e Ibies, që ka një serë modeste me domate; jemi partia e Çimit, që ka bërë një bujtinë shumë modeste, partia e Conit, i cili kujdeset për një mulli që në kohën e gjyshërve të tij,” tha Veliaj. “Ne jemi partia e këtyre njerëzve që, ndoshta nuk kanë mbiemra të mëdhenj, që nuk janë VIP-a, që nuk njohin dreqin e të birin për të mbaruar punë, por që me djersën e tyre duan vetëm një mundësi,” shtoi ai.

Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherësh drejtues i PS për qarkun e Tiranës, u shpreh se kjo forcë politike është e vetmja që iu gjendet pranë qytetarëve, pavarësisht teserës që ata kanë, pavarësisht se janë në qytet apo në periferi, por vetëm në bazë të nevojës dhe problemeve që ata kanë.

“Ishte gëzim shumë i madh kur njerëzit dilnin nga Njësia dhe thoshin “mora certifikatën e pronës”, “mora certifikatën e banesës”, “mora dëmshpërblimin për tërmetin”, “mora kontratën për shtëpinë e re që do të bëhet nga tërmeti”! Ne jemi partia e këtyre njerëzve që kanë një nevojë dhe në ditën e nevojës, në orën 04:00 të mëngjesit kur bie tërmeti, themi: “O burra, o gra të dalim e të ndihmojmë! Nuk kthehemi në anën tjetër dhe t’ia rrasim gjumit e më pas të zgjohemi në 11:00 për konferencën e shtypit, apo twitt-in e radhës që çmend dynjanë”, deklaroi Veliaj.

/a.r

Next Post
Përplasja me Izraelin/ Turqia kërcënon se mund të tërheqë njohjen e Kosovës?!

"Respektoni të drejtat tona", Erdogan kërcënon Greqinë: Do t'i japim përgjigjen që meriton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mojtaba Khamenei kërcënon me hakmarrje për vrasjen e babait të tij: Kriminelët do vdesin në shtretërit e tyre!

Mojtaba Khamenei kërcënon me hakmarrje për vrasjen e babait të tij: Kriminelët do vdesin në shtretërit e tyre!

July 11, 2026
PD mbledh Këshillin Kombëtar më 15 korrik, do votohet për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm

PD mbledh Këshillin Kombëtar më 15 korrik, do votohet për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm

July 11, 2026
Kanye West performon sonte në një koncert në Tiranë, nis zbatimi i masave të qarkullimit

Kanye West performon sonte në një koncert në Tiranë, nis zbatimi i masave të qarkullimit

July 11, 2026
Haaland: Mund të kisha luajtur për Anglinë, por zgjodha Norvegjinë falë babait tim

Haaland: Mund të kisha luajtur për Anglinë, por zgjodha Norvegjinë falë babait tim

July 11, 2026
Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, Prokuroria zgjat hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, Prokuroria zgjat hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

July 11, 2026
Kanye West mbërrin në Tiranë, fotografohet në hotel pak orë para koncertit

Kanye West mbërrin në Tiranë, fotografohet në hotel pak orë para koncertit

July 11, 2026
Premtimi i Trump për raketat “Patriot” kërkon kohë, Ukraina përballet me zgjedhje të vështira

Premtimi i Trump për raketat “Patriot” kërkon kohë, Ukraina përballet me zgjedhje të vështira

July 11, 2026
Regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta, Zyra Arsimore Tiranë: Afat deri më 31 korrik! Pranimet do bëhen sipas vendbanimit

Regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta, Zyra Arsimore Tiranë: Afat deri më 31 korrik! Pranimet do bëhen sipas vendbanimit

July 11, 2026
4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West në Tiranë, Bardhi paralajmëron kallëzim ne SPAK për Ramën

4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West në Tiranë, Bardhi paralajmëron kallëzim ne SPAK për Ramën

July 11, 2026
Lamallari për arrestimin e dy të kërkuarve në Durrës: Krimi është më i dobët përballë bashkëpunimit ndërkombëtar

Lamallari për arrestimin e dy të kërkuarve në Durrës: Krimi është më i dobët përballë bashkëpunimit ndërkombëtar

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In