• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PS, Ervin Bushati: Raporti i KLSH, i “orkestruar” nga PD

by
16/10/2015 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste, përmes deputetit  Ervin Bushati, hodhi poshtë  pretendimet e ngritura në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për dëm ekonomik ndaj shtetit si pasojë e marrëveshjes me kompaninë CEZ.

“Jo vetëm nuk ka asnjë dëm ekonomik dhe pretendimi i KLSH-së është plotësisht i pabazë, por falë ndërhyrjes së qeverisë shqiptare, shtetit iu kursyen 802 milionë euro, të cilat sot, falë kësaj qeverie, janë në arkën e shtetit, jo në xhepat e atyre që deri dje bënin sikur qeverisnin Shqipërinë”, deklaroi deputeti Bushati.

Sipas tij, çdo ditë e më shumë po del në pah qarku i shkurtër mes Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Partisë Demokratike.

Fillimisht, tha Bushati, ishte KLSH që deklaratat e Sali Berishës në Parlament i shndërroi në një raport, ndërsa sot pamë se si PD e shfrytëzoi raportin për të sulmuar përsëri qeverinë”, u shpreh deputeti socialist.
Ai renditi shifra dhe fakte rreth detyrimeve financiare që pala shqiptare duhet t’i paguante kompanisë çeke, pas marrëveshjes së zgjidhjes me mirëkuptim, nënshkruar vitin e kaluar.

“Në rast se nuk do të arrihej kjo marrëveshje, CEZ kish të drejtën të pretendonte si dëmshpërblim rreth 500 milionë euro nga borxhet që konsumatorët i detyroheshin kompanisë, si pasojë marrëveshja e arritur me CEZ jo vetëm që nuk ka shkaktuar një dëm prej 479 milionë euro (si pretendon raporti i KLSH), por ka kursyer buxhetin e shtetit nga një dëm potencial prej rreth 802 milionë euro”, tha Bushati.
Kompaninë CEZ e solli në Shqipëri qeveria e kaluar dhe e dëboi nga Shqipëria po qeveria e kaluar, shtoi ai. Pikërisht këta njerëz, që sistemin e energjisë e shkatërruan si mos më keq, këta rrezikonin t’i shkaktonin shtetit shqiptar një dëm prej plotë 802 milionë euro, thuhet në deklaratën e deputetit të PS-së.

Next Post

Turqia rrëzon një dron të paidentifikuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com