• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS e Sarandës refuzon Kokëdhimën: Nuk bëhemi pjesë e asnjë lëvizjeje

by Java News
19/11/2016 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Strukturat e Partisë Socialiste Dega Sarandë kanë refuzuar ftesat e ish-deputetit Koço Kokëdhima për tu bërë pjesë e turit të tij në kuadër të lëvizjes brenda forcës kryesore politike të mazhorancës. Kokëdhima kishte njoftuar se do të mbante ditën e sotme një takim me strukturat e degës së Sarandës por aty nuk ka qenë i pranishëm asnjë prej drejtuesve lokale të Partisë Socialiste, transmeton Lexo.al.

Arsyet e refuzimit i ka bërë të qarta kryetarja e Degës së Sarandës Jonida Abduli përmes një komenti të publikuar në faqen zyrtare të partisë në rrjetin social Facebook. “Me lejoni që në kuadër të transparencës dhe informimit të gjithë anëtarësisë dhe opinionit publik të sqaroj se strukturat drejtuese të Partisë Socialiste dega Sarandë nuk janë bërë dhe nuk do të bëhen për asnjë moment pjesë e asnjë takimi apo lëvizjeje që shkon në të kundërtën e angazhimeve dhe prioriteteve të përcaktuara nga Kryesia qendrore e Partisë Socialiste të Shqipërisë”, shkruan Abduli.

Sipas saj, anëtarësia dhe strukturat e të gjitha niveleve në Partinë Socialiste Dega Sarandë janë të angazhuara plotësisht për fuqizimin e kësaj force politike dhe bashkimin e të gjithë aktorëve e faktorëve me synimin e vetëm garantimin e një rezultati sa më pozitiv në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2017, transmeton Lexo.al.

“Shpreh bindjen e plotë se çdo përpjekje tjetër për të shfokusuar vëmendjen e anëtarësisë është e pavend dhe do të dëmtonte interesat e Partisë Socialiste. Jam e sigurtë se anëtarësia e Partisë Socialiste Dega Sarandë do të jetë e bashkuar për të korrur një fitore spektakolare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare!”, përfundon mesazhi.

Saranda konsiderohej si baza më e fortë e Kokëdhimës në ish-zonën e tij zgjedhore por refuzimi i marrë prej strukturave lokale tregon se tashmë lëvizja e lajmëruar prej tij ka hasur në gozhdë dhe po dështon që në nisje./Lexo.al

ps-sarande

Next Post
Abetaret, PDIU: Burracakëri greke ndaj shqiptarëve, shteti të reagojë

Abetaret, PDIU: Burracakëri greke ndaj shqiptarëve, shteti të reagojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Lezhë, një 12-vjeçar në timon humb jetën në aksident

E rëndë në Lezhë, një 12-vjeçar në timon humb jetën në aksident

August 27, 2026
Bilanci i zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

Bilanci i zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

August 27, 2026
Braçe ngre alarmin për kontrabandë nafte me Kosovën: 731 milionë litra dyshohet se tregtohen në Shqipëri

“Të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës”, propozimi i Braçes: E bëri PD-ja! Pse ta mbledhim ende te karburanti?

August 27, 2026
Nga milionat dhe luksi te qelia, si ka ndryshuar realiteti për vëllezërit Tate

Nga milionat dhe luksi te qelia, si ka ndryshuar realiteti për vëllezërit Tate

August 27, 2026

Ç’fitojmë me Kashar-Rrogozhinë?

August 27, 2026
Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, Berisha: Ripërtëritja kusht për rikthimin në pushtet. S’kemi krizë lidershipi, por mungesë organizimi e komunikimi

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, Berisha: Ripërtëritja kusht për rikthimin në pushtet. S’kemi krizë lidershipi, por mungesë organizimi e komunikimi

August 27, 2026
Hidhet shorti i Champions-it, finale të parakohshme që në start

Hidhet shorti i Champions-it, finale të parakohshme që në start

August 27, 2026
SHBA godet rrjetin kinez: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

SHBA godet rrjetin kinez: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Drita jeshile për Berishën ka ngjyrën e barit apo dollarit?

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com