• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS e majtë dhe PD e djathtë? Lea Ypi: Këtu flitet vetëm për detyrat e BE

by A R
02/01/2026 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lea Ypi mendon se në Shqipëri nuk ka as të majtë as të djathtë politikisht, sepse e vetmja ideologji që ekziston për momentin është ideologjia e integrimit. “Dhe integrimi europian bën çdo politikë që të ketë aspekt depolitizues, sepse as nuk shtrohen çështje themelore. Pra, ne diskutojmë kur do të hyjmë në Europë, a u bënë detyrat për të hyrë në Europë, a u plotësuan kriteret për të hyrë në Europë, por në fakt nuk ka debat se çfarë është Europa, se çfarë i sjell Shqipërisë, në çfarë konteksti gjendet sot institucionet e Bashkimit Europian, cilat janë krizat e Europës, cilat janë vështirësitë, si ka reaguar Europa në kontekste krizash në vende anëtare si Greqia për shembull në momente të caktuara. Çfarë impakti ka pasur, a ka qenë pozitiv apo ka negativ?”, tha ajo në një intervistë në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN.

“Ne kemi një narrativë lëvduese të Europës, të Bashkimit Europian dhe kjo bën që të mos ketë debat demokratik për asnjë çështje, sepse e gjithë politika është e depolitizuar, pasi përgjigjet janë përgjigjet teknokratike, janë përgjigjet që jep Bashkimi Europian dhe që jep procesi i integrimit në Bashkimin Europian”, shtoi Ypi.

Shkrimtarja gjithashtu tha se qeveria socialiste në Shqipëri, ashtu si në përgjithësi qeveritë e majta në Europë, nuk kanë pasur politika të majta. “Kanë qenë politika që kanë zbatuar interesat e tregjeve financiare, të ë interesave të grupeve të lobimit të interesave të caktuara dhe Shqipëria është pjesë e këtij trendi. E majta shqiptare me përjashtime të vogla dhe të izoluara, por të rëndësishme, sepse është e rëndësishme që janë aty dhe që ka akoma edhe grupe që diskutojnë temat nga një qasje e majtë dhe është e rëndësishme dhe që të thuhet që janë këto grupe pse nuk është e vërtetë që nuk ka asnjë artikulim kritik të shoqërisë e të analizës nga e majta, por partitë në qeveri është e vërtetë që si në Shqipëri si në vende të tjera të Europës, si lindore dhe perëndimore, partitë e majta janë organizma të tregjeve ndërkombëtare të financiar ose të grupeve oligarke të brendshme”, u shpreh ajo. “Pra, nuk janë parti që bëjnë politika të majta në kuptimin e rishpërndarjes së pasurive, në kuptimin e fuqizimit të sindikatave, në kuptimin e asaj që do të quhej e majta tradicionale socialdemokrate”.

Next Post
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën çifti i bashkëshortëve, plagoset nëna me 2 fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

March 5, 2026
Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

March 5, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Mars 2026

March 5, 2026
Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

March 5, 2026
Berisha: Dënoj sulmet e Iranit ndaj fqinjëve! Operacioni duhet të vazhdojë deri në mposhtjen e regjimit

Berisha: Dënoj sulmet e Iranit ndaj fqinjëve! Operacioni duhet të vazhdojë deri në mposhtjen e regjimit

March 5, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Nexhmedin Spahiu President

March 5, 2026
Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

March 5, 2026
VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

March 5, 2026
Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

March 5, 2026
Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In