• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PS do ta shkarkojë në parlament Metën”/ Peza: Modeli më i keq i presidentit pas tij është Berisha!

by
01/06/2021 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e nesërme do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS ku do të merren një sërë vendimesh, mes tyre do të bëhet dhe një analizë e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit.

Në studion e Report Tv, ish-deputeti socialist Alfred Peza tha se kjo analizë prek të gjitha strukturat, ndërsa theksoi se pavarësisht se u arrit fitorja, jo të gjithë performuan në nivelin e duhur.

“Kjo analizë prek të gjithë strukturat. Pavarësisht se u arrit fitorja dhe objektivat e fushatës jo të gjithë performuan në nivelin e duhur. Është një analizë kapilare që bëhet. Makina elektorale e PS të jetë e përsosur e të mos çedojë. Në asamble do flitet se si mund të jemi dhe më mirë pavarësht fitores historike. Do të fillojë dhe një proces i rëndësishëm i pranimeve të reja në PS. PS është një organizëm që vetëpërsoset në dinamikë sepse ka përgjegjësinë të jetë përfaqësuese. Ne kemi përqafuar dhe mënyrën e përthithjes së të rinjve siç ishte platforma për shqipërinë që duam. Janë të ftuar të gjithë të bëhen pjesë e PS”, tha Peza.

PS sipas Pezës ka axhendën e saj se ku do të shkojë dhe për ta çuar para axhendën kërkon edhe kontributin e opozitës.

“Ka dy momente, momenti i parë është se një parti politike e ka të artë pikën në horizont se ku do të arrijë, dhe nesër të gjitha që diskutohen janë në funksion të kësaj. PS pavarësisht se është më e madhja dhe e vetmja që do qeverisë vendin, nuk është një parti që do e bëjë këtë gjë e vetme, sfidat e Shqipërisë smund të bëhen vetëm nga një parti politike sepse pluralizmi ka dhe opozitën. Dora e bashkëpunimit për opozitën ka qenë e shtrirë edhe para zgjedhjeve. Bashkëpunimi i hapur përgjithçka që është në të mirë të Shqiptarëve. Për ta çuar përpara axhendën në BE duhet dhe kontributi i opozitës”, shtoi ai.

Lidhur me seancën plenare që do të mbahet më 9 qershor për votimin e raportit të komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Peza tha se PS do ti shkojë deri në fund kësaj çështjeje. Kjo mazhorancë tha Peza i ka votat për ta shkarkuar Metën.

“Po është betejë e mazhorancës dhe Rama deklaroi se Meta e ka humbur betejën. PS ka gjithë vullnetin për ti shkuar deri në fund dhe do ta shkarkojë në parlament më pas vendimin final do ta japë gjykata kushtetuese. Kjo mazhorancë e ka këtë vullnet dhe këtë do ta bëjë. I ka votat për ta çuar çështjen në gjykatë. Meta fjalën ka pushtetin më të madh dhe veprimet ose mosveprimet që i cakton kushtetuta apo kufizimet. Me deklaratat e tij ai shihet nëse e ka zbatuar kushtetutën për të qenë ai që duhet të ishte në detyrën e kryetarit të shtetit. E ka shkelur dhe meriton të shkarkohet”, shtoi ai.

Peza tha se modeli më i keq i presidentit pas Metës është Sali Berisha. Sipas tij duhet një model i ri dhe që presidenti të mos jetë politik.

“E rëndësishme është të mos jetë politik presidenti. Ka pasur modele presidenti një nga më të këqijat pas metës është berisha. Për mua njësoj. Duhet të shkojmë te një model i ri. Meta e di që PS është e vendosur ta shkarkojë”, tha mes të tjerash Peza.

/b.h

Next Post
VIDEO/ “Para drejtësisë edhe shefa”, Rama paralajmëron shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet

VIDEO/ "Para drejtësisë edhe shefa", Rama paralajmëron shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sjellja e SPAK ndaj Veliajt: Përhapja e akuzës në media përpara se i akuzuari të njihet zyrtarisht, cenon thellë besimin e publikut te drejtësia

Nis seanca e katërt e gjyqit në themel ndaj Veliaj. Në 13:00, përballja me Prokurorin Dado në Administrative

April 3, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Në kërkim për lëndë narkotike dhe armë pa leje, arrestohet 33-vjeçari

April 3, 2026
Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

April 3, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Gati projektligji për kontabilitetin, nga raportimi për qëndrueshmërinë tek transparenca fiskale

April 3, 2026
Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

April 3, 2026
Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

April 3, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe: Ka debat plot në PS! Ca me zë të ulët dhe ca me zë të lartë…

April 3, 2026
Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

April 3, 2026
Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

April 3, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Vrasjet e “2 Prillit”, Frrok Çupi: Ngjarje e rëndë që i dha fytyrën e vet PD-së

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In