• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS çel fushatën, të enjten tubim pranë çadrës, te sheshi “Nënë Tereza”

by A R
12/04/2017 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste do të ndezë të enjten “motorët” për fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit. Ndonëse opozita ende nuk e ka të qartë nëse do të bojkotojë apo jo procesin zgjedhor të 18 qershorit, kryeministri Edi Rama ka vendosur të mos humbasë kohë. Kreu i qeverisë pritet të çelë të enjten fushatën elektorale në sheshin “Nënë Tereza”, ku do të mblidhen të gjithë deputetët e Tiranës dhe të rinjtë socialistë shkruan “Sot”.

Kryeministri Edi Rama do ta çelë fushatën nga Tirana, bastioni më i madh dhe më i rëndësishëm që PS synon të korrë fitore në 18 qershor, dhe më pas fushata elektorale do të vijohet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ku do të jenë ministrat-koordinatorë dhe deputetët e zonës që do të mbajnë mbi “shpatulla” gjithë përgatitjet për betejën parlamentare që pritet të vijë. Sipas Kodit Zgjedhor, fushata elektorale nis 40 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, por ashtu siç ka ndodhur rëndom edhe në fushatat e kaluara elektorale, partitë politike në Shqipëri në kësisoj rastesh e nisin angazhimin edhe jashtë afateve kohore. Sipas burimeve, në takimin e ditës së enjte, kryeministri Edi Rama do të mbajë një fjalim para të pranishmëve për reformat e qeverisë në këto katër vite dhe do të sulmojë opozitën si alternativa e Lulzim Bashës, pa të ardhme për qytetarët shqiptarë. Në organizimin e së enjtes do të marrë pjesë drejtuesi politik i fushatës për Tiranën, njëherësh ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili sigurisht do të mbajë një fjalim para të rinjve socialistë, deputetëve dhe kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu, pjesëmarrës do të jetë edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është etiketuar si personi më i afërt dhe krahu i djathtë i kryeministrit Rama. Veliaj ka fituar reputacion te qytetarët e Tiranës për ndërtimin e sheshit “Nënë Tereza” dhe disa punime të tjera nëpër lagjet e kryeqytetit, dhe kjo do të ndikojë pozitivisht në fitoren e PS në 18 qershor. Pavarësisht se Tahiri dhe Veliaj kanë një rivalitet të hershëm mes tyre, dyshja në fjalë do të jetë protagoniste për përgatitjen e zgjedhjeve të 18 qershorit. Tirana është bastioni më i madh dhe më i rëndësishëm, dhe sigurisht kërkon angazhim maksimal nga deputetët e këtij qarku, për të siguruar sa më shumë vota për betejën e ardhme zgjedhore.

Takime edhe në qytete të tjera

Pas Tiranës, kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë takime elektorale edhe në qytete të tjera të vendit. Rama për çdo ditë do të jetë në qytete të ndryshme të vendit, nga Veriu në Jug, ku do të reklamojë punën e qeverisë në këto katër vite. Kryeministri do të takojë qytetarët me të cilët do të bisedojë për problemet që ata i shqetësojnë por, përpos kësaj, Rama do të zhvillojë takime edhe me socialistët dhe do të njihet nga afër me punën e deputetëve dhe ministrave-koordinatorë. Pritet që në fund të muajit prill, Rama të zyrtarizojë listën e kandidatëve për deputetë, ku do të ketë dhe shumë surpriza. Ashtu siç ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara, do të ketë përmbysje të listës; një deputet i Korçës mund të kalojë në listën e deputetëve të Qarkut Gjirokastër apo Berat, etj. Ndërkaq, deputetët më të angazhuar do të jenë në krye të listës, ndërsa të tjerët në fund apo nuk do të jenë fare në lista./a.m.

Next Post
PD mes bojkotit të Kuvendit dhe protestës, pritet mbledhja e kryesisë

Ngjela e Klosi: Çadra vetëm për të shpëtuar Bashën si kryetar i PD, por është i pashpresë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

April 6, 2026
Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In