• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PS: Basha u tregua frikacak

by
22/04/2015 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Sociaiste ka reaguar për prezantimin e kandidatit të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës Genc Deromemaj. Në një dalje për mediat deputeti i PS Ervin Bushati i ka kujtuar kreut të PD Lulzim Basha se në 4 vite të mandatit nuk ka bërë asgjë për Tiranën.

Sipas Bushatit, Basha është një frikacak i cili nuk pati guximin që të rikandidojë për bashkinë e kryeqytetit, duke treguar edhe një herë dështmiet me premtimet e pamabajtura.

“Lulzim Basha prezantoi sot një tjetër kandidat të PD dhe siç e ka zakon bëri të tjera premtime. Sepse Luli vetëm këtë di të bëjë. Di të premtojë, por nuk di të mbajë premtimet. Në katër vjet Lulzim Basha nuk bëri asgjë për Tiranën. Nuk mbajti asnjë premtin, nuk bëri asnjë punë, por sot bredh nëpër Shqipëri duke premtuar zhvillim, punësim e investime lart e poshtë Shqipërisë. Lulzim Basha flet për përballje të opozitës me qeverinë në 21 qershor. Flet për përballje njeriu që nuk ka guxim as të përballet me qytetarët e Kryeqytetit për bilancin e punës së tij. Përpara se të bredhë lart e poshtë Lulzim Basha duhet të gjejë sadopak kurajo e të dalë të përballet me kryeqytetasit: le t’u tregojë atyre se ç’bëri për gjelbërimin, parqet, këndet sportive, kartën studentore, nënkalimet, mbikalimet, parkimet, tramvajin e njëmijë e një çudirat e tjera. Nuk do t’i merrte shumë kohë. Duhen veç pak sekonda për të pasqyruar se çfarë ka bërë Luli për Tiranën në katër vjet: Asgjë! Përpara se të bredhë lart e poshtë duke u prishur punë kandidatëve të Partisë Demokratike me praninë e tij, Lulzim Basha duhet të dalë sot e t’u tregojë qytetarëve të Tiranës e të mbarë Shqipërisë përse i iku si frikacak garës së Tiranës. Përse nuk pati guximin të rikandidojë për një mandat të dytë, por i bëri bisht si ndonjë frikacak përballjes me dështimet e përgjegjësitë e tij si Kryetar. I bëri bisht ndëshkimit të pashmangshëm me votë nga qytetarët e Tiranës. Lulzim Basha e di edhe vetë se ka dështuar. Pas 21 qershorit, kur Tirana do të ketë sërish një kryetar bashkie që do t’i hapur rrugë mirëadministrimit, mirëqeverisjes, zhvillimit dhe normalitetit që kaq shumë ka munguar në këto 4 vjet, Lulzim Basha do ta kuptojë fare qartë edhe sesa rëndë ka dështuar.” tha Ervin Bushati

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Formacionet Real-Atletico

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Frikë nga hakmarrja? Policia largon familjen e Nikoll Radaçit nga banesa

Frikë nga hakmarrja? Policia largon familjen e Nikoll Radaçit nga banesa

May 4, 2026
Historiku / Radaçit ia hoqën vetëm 1 muaj patentën, Policia shkeli ligjin për rastin përsëritës

Historiku / Radaçit ia hoqën vetëm 1 muaj patentën, Policia shkeli ligjin për rastin përsëritës

May 4, 2026
Integrimi në BE, ministri Hoxha: Nuk ka asnjë veto nga asnjë vend anëtar

Integrimi në BE, ministri Hoxha: Nuk ka asnjë veto nga asnjë vend anëtar

May 4, 2026
Në kërkim nga Italia për organizatë kriminale e trafik droge, arrestohet 45-vjeçari

Në kërkim nga Italia për organizatë kriminale e trafik droge, arrestohet 45-vjeçari

May 4, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës, fëmija i plagosur del nga rreziku për jetën

Aksidenti tragjik në Durrës, fëmija i plagosur del nga rreziku për jetën

May 4, 2026
“Rrugorja” intensifikon kontrollet, mbi 33 procedime dhe 15 mijë gjoba brenda një jave

“Rrugorja” intensifikon kontrollet, mbi 33 procedime dhe 15 mijë gjoba brenda një jave

May 4, 2026
Media maqedonase: Maqedonia e Veriut duhet ta ketë zili Shqipërinë

Dualiteti juridik në Maqedoninë e Veriut

May 4, 2026
Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama: Shans i madh për të parë sesa mund të bëjmë së bashku!

Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama: Shans i madh për të parë sesa mund të bëjmë së bashku!

May 4, 2026
Irani paralajmëron SHBA-të: Çdo forcë e huaj ushtarake që hyn në Hormuz do të sulmohet

Irani paralajmëron SHBA-të: Çdo forcë e huaj ushtarake që hyn në Hormuz do të sulmohet

May 4, 2026
Berisha akuza të rënda Dumanit: Bleu apartament me 390 €/m², Vettingu thotë se banonte…

Berisha akuza të rënda Dumanit: Bleu apartament me 390 €/m², Vettingu thotë se banonte…

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In