• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PS: Basha nëpër rrethe për të fshehur dështimin e tij

by
02/05/2015 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste ka akuzuar sërish ditën e sotme kreun e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha për premtimet e pambajtura për kryeqytetin. Në një dalje për media, deputeti Besnik Bare tha se Basha fshihet nëpër qytetet e vendit për t’i shpëtuar syrit kritik të kryeqytetasve për premtimet e pambajtura.

Sipas Bares, shqiptarët nuk mund të harrojnë dështimin 4 vjeçar të Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës.

Më poshtë deklarata e plotë për media:

“Lulzim Basha ka zgjedhur t’i bëjë bisht përballjes me bilancin e tij të dështuar në krye të Bashkisë së Tiranës. Fshihet pas një tjetër kandidati dhe kohët e fundit ka filluar të mos duket më fare në Tiranë. Shpreson se duke u larguar nga Tirana banorët e kryeqytetit kanë për të harruar dështimet spektakolare të këtij mandati. Qytetarët e Tiranës i mbajnë mend premtimet e Lulit. E mbajnë mend për shembull, premtimin për ndërtimin e korridorit rekreativ të Lumit të Tiranës. Një premtim i bujshëm, i trumbetuar shumë, por që sot është kthyer thjesht në një tjetër mashtrim në listën e gjatë të mashtrimeve të Lulit. Nuk është çudi që sot të dalë ndonjë tjetër zëdhënëse e Lulzim Bashkës të na deklarojë sesi Luli në fakt e ka ndërtuar këtë korridor, e madje se ky korridor lidhet me linjë tramvaji edhe me bulevardin e ri të Tiranës. Sepse ashtu siç gënjeu gjatë fushatës së 2011, ashtu ka zgjedhur mashtrimin si mënyrën e vetme për t’u përballur me bilancin e dështuar të këtij 4 vjeçari në Bashkinë e Tiranës. E ka të kotë. Qytetarët e tërë Tiranës e shohin dhe e përjetojnë përditë dështimin dramatik të Lulzim Bashës. Qytetarët e zonës së Lumit të Tiranës e ndjejnë këtë dështim edhe më shumë. Sepse në vend të gjelbërimit, terreneve sportive e këndeve të lojërave që ju premtoi Luli, vazhdojnë sot të përballen me atë mungesë infrastrukture dhe urbanizimi që është kthyer në mallkimin e banorëve të këtyre zonave. Në 21 qershorit këta banorë do të votojnë për t’i hapur rrugë ndryshimit. Pas 21 qershorit ashtu si banorët e mbarë Tiranës edhe ata do të bëhen dëshmitarë të rikthimit të Tiranës në rrugën e duhur.” tha deputeti Bare

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Sazan Guri regjistrohet në KQZ si kandidat i pavarur për Tiranën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbahet seanca plenare, PD mungon në sallë! Replika mes Bidos e Muçit: Je viktimizuar se ke kombësi greke…

Mbahet seanca plenare, PD mungon në sallë! Replika mes Bidos e Muçit: Je viktimizuar se ke kombësi greke…

July 2, 2026
Rritet bilanci i tërmeteve në Venezuelë, mbi 2200 viktima dhe mbi 11 mijë të plagosur, vijojnë kërkimet për të mbijetuar

Rritet bilanci i tërmeteve në Venezuelë, mbi 2200 viktima dhe mbi 11 mijë të plagosur, vijojnë kërkimet për të mbijetuar

July 2, 2026
‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?

‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?

July 2, 2026
Tensione para Kuvendit, Lapaj kërkon t’i bashkohet tubimit, protestuesit: Largohu nga këtu!

Tensione para Kuvendit, Lapaj kërkon t’i bashkohet tubimit, protestuesit: Largohu nga këtu!

July 2, 2026
Përplasje edhe në hyrje të Parlamentit, hiqet gardhi metalik. Seanca nis pa PD

Përplasje edhe në hyrje të Parlamentit, hiqet gardhi metalik. Seanca nis pa PD

July 2, 2026
Shqipëria, e dyta në Europë për energjinë e prodhuar nga burimet e rinovueshme në raport me konsumin

Shqipëria, e dyta në Europë për energjinë e prodhuar nga burimet e rinovueshme në raport me konsumin

July 2, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD tërhiqet nga seanca e sotme: Nuk shkojmë në një Parlament të rrethuar me polici!

July 2, 2026

Deti i tërë mes së thënës e së bërës…

July 2, 2026
Spiropali: Duhet të merremi me veten, jo me protestuesit. Diskutimet në Kuvend duhet të sjellin zgjidhje konkrete

Spiropali: Duhet të merremi me veten, jo me protestuesit. Diskutimet në Kuvend duhet të sjellin zgjidhje konkrete

July 2, 2026
Apeli dënon me 17 vjet burg vrasësin e kamarierit në Elbasan

Apeli dënon me 17 vjet burg vrasësin e kamarierit në Elbasan

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In