• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PS: Basha mashtroi qytetarët. Më 21 qershor mbyllet kapitulli i Lulit

by
29/04/2015 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste ka vijuar edhe sot akuzat ndaj Lulzim Bashës. Me anë të një deklarate për shtyp të dhënë nga deputeti socialist Artan Gaçi, PS deklaron se Basha nuk ka pasur e as nuk ka vizion për Tiranën.

Gaçi deklaroi se ishte Lulzim Basha ai që premtoi një mal me projekte dhe sot, në fund të mandatit nuk ka mbajtur asnjë prej tyre.

“Lulzim Basha u bëri qytetarëve një mal me premtime kur u emërua Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Sot, katër vjet më pas ai po i ikën si ndonjë frikacak përballjes me qytetarët për bilancin e këtyre premtimeve. Sepse në 4 vjet e vetmja punë që ka bërë Luli ka qenë të paguajë rrogat e stafit të bashkisë. Vetëm kaq.

Premtoi se qytetarët do të ecin në trotuare cilësorë e të rehabilituar. Premtoi se trotuaret do të çlirohen nga zëniet abuzive. Dhe natyrisht nuk mbajti as njërin e as tjetrin premtim.

Gropat dhe pllakat e thyera tek të cilat s’vë dorë njeri prej vitesh, shitësit ambulantë që janë fanepsur në çdo cep e qoshe, tavolinat e lokaleve që kanë mbirë kudo duke zënë hapësirat publike me bekimin korruptiv të Bashkisë Tiranë, e kanë kthyer lëvizjen nëpër trotuarë në një sfidë të vërtetë për çdo qytetar.”, tha Gaçi

PS nga ana tjetër thotë se Basha jua vështirësoi jetën qytetarëve dhe se atij nuk i intereson aspak jeta e qytetarëve. Në deklaratë thuhet poashtu se 21 qershori do të mbyllë kapitullin e Bashës dhe do ët votojnë për drejtimin e duhur, për Erion Veliajn.

“Partia Demokratike del përditë e na thotë se Luli është çun me vizion, se ka menduar për tramin dhe bulevardin e ri. Por ja që vizioni i Lulit nuk arrika dot as deri tek mirëmbajtja e trotuareve. Në 4 vite duke parë vizione me tram, Luli ia doli t’u vështirësojë qytetarëve edhe ecjen në këmbë.

Detyra e një kryetari bashkie është ta bëjë qytetin të jetueshëm për banorët e tij. Të garantojë që qytetari është në qendër të çdo vendimmarrje e çdo pune. Të bëjë më të lehtë e më cilësore jetën e çdo banori të bashkisë që drejton.

Luli këto as i kupton, e as i interesojnë. 

Por i kuptojnë qytetarët të cilët në 21 qershor do të mbyllin kapitullin e Lulit në Tiranë dhe do të votojnë për Erion Veliajn, kandidatin që do ta rikthejë kryeqytetin në drejtimin e duhur.”, mbyll deklaratën për shtyp Gaçi.

Next Post

Hapet Panairi i Punës, Veliaj: 5 mije vende te lira pune nga mbi 60 kompani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

March 5, 2026
Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

March 5, 2026
Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

March 5, 2026
“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

March 5, 2026
Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

March 5, 2026
Albulena Haxhiu pranon amendamentet e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

Albulena Haxhiu pranon amendamentet e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

March 5, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

March 5, 2026
“Ferit Hoxha ka bashkëpunuar me Metën”, ish-Presidenti i përgjigjet Ballës: Nuk doja ta bëja ambasador

“Ferit Hoxha ka bashkëpunuar me Metën”, ish-Presidenti i përgjigjet Ballës: Nuk doja ta bëja ambasador

March 5, 2026
Me pistoletë në dorë, duke goditur derën me shkelma, pamje nga grabitja e exchange-it në Tiranë

Me pistoletë në dorë, duke goditur derën me shkelma, pamje nga grabitja e exchange-it në Tiranë

March 5, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama promovon librin “Në sofrën e hënës”, kryeministri: Mora shtysë nga disa miq myslimanë

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In