• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PS: Basha gënjeu për “fondin special për strehimin”. Zero apartamanete

by
13/05/2015 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Lulzim Basha bën mirë që nuk duket më në Tiranë. Ai nuk ka më ç’tu thotë qytetarëve të kryeqytetit dhe qytetarët e kryeqytetit nuk presin më gjë prej tij.”

Kështu është shprehur në një deklaratë për mediat nga selia e PD, deputeti Ervin Bushati.

Bushati tha se  Basha në 4 vjet nuk ka bërë asgjë për strehimin siç kishte premtuar.

Ai theksoi se Basha gënjeu me fondi special për strehimin e çifteve te reja, pasi sipas PS, Basha ka bërë zero në këtë drejtim.

“Asnjë kryebashkiak i këtij kryeqyteti që kur Tirana ka pasur kryebashkiakun e saj të parë nuk ka dështuar si Luli. Asnjë kryebashkiak më parë nuk ka mashtruar si Luli.

Në 2011 premtoi krijimin e një fondi special për strehimin e çifteve te reja dhe 1000 apartamente te reja brenda 4 viteve, vetëm për ta.

Natyrisht, s’ka bërë asgjë. S’ka hedhur asnjë qindarkë në fondin special që vetë e premtoi, dhe nuk ka ndërtuar as edhe një apartament të vetëm. Zero!

Le të dalin zëdhënëset e Lulit dhe tu tregojnë qytetarëve qoftë edhe një çift të ri që Luli e paska ndihmuar të gjejë strehim. Le të dalin e t’u tregojnë qytetarëve qoftë edhe një familje të re që sot ka mundësinë t’i rrisë fëmijët në apartamentin që ua siguroi Luli.

Madje jo vetëm që s’ka ndërtuar gjë vetë e s’ka gjetur asnjë zgjidhje vetë, por ka qenë i paaftë të shpërndajë edhe 400 banesa sociale që ia la gati Edi Rama. I duhej vetëm t’i shpërndante. Kaq. Por edhe kjo ishte përtej aftësive të Lulit.

Luli bën mirë që nuk duket më në Tiranë, por e ka të kotë në qoftë se mendon se qytetarët e Tiranës kanë për të harruar se në çfarë derexheje e ka lënë kryeqytetin. Në 21 qershor qytetarët do t’i tregojnë Lulit se nuk i kanë harruar as mashtrimet, as paaftësinë dhe as dembelizmin e tij. Në 21 qershor qytetarët e Tiranës do të votojnë për drejtimin e duhur.” , tha deputeti socialiste në deklatë për mediat.

Next Post

VIDEO/ Rita tregon kush i pëlqen nga Reali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com