• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PS: Basha frikacak fshihet pas dështimeve të tij

by
12/05/2015 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste ka akuzuar sërish ditën e sotme kreun e bashkisë së Tiranës Lulzim Basha se po u fshihet qytetarëve. Në një dalje për mediat deputetja e PS Blerina Gjylameti tha se Basha nuk ka guxim t’u dalë përpara qytetarëve kryeqytetas për shkak të dështimeve të tij.

Jo vetëm kaq, por sipas Gjylametit, kreu i demokratëve duhet të paktën të gjejë guximin të dalë krah kandidatit të tij për Tiranën Halim Kosova

Deklaratë për media e deputetes së PS, Blerina Gjylameti:

Lulzim Basha ka frikë të duket në Tiranë. Shfaqet kudo, në SHQUP, në Kamëz, në jug e në veri por në Tiranë s’guxon të duket.  Edhe pse zyrtarisht është ende kryetar i Bashkisë qytetarët e Tiranës kanë më pak shanse ta shohin Lulin sesa qytetarët e Holandës. Lulzim Bashës nuk ia mban më të duket as krah për krah me kandidatin e tij për Tiranën dhe t’u thotë qytetarëve se çfarë ka bërë në këto 4 vjet. Ka frikë se i prish punë. Ka frikë të dalë e të shpjegojë bashkë me Halimin sesi e ka mbajtur premtimin për tramin, për internetin falas, për rrugët e trotuaret, për parqet e reja dhe gjelbërimin, për hapësirat rekreative dhe këndet e lojërave për fëmijët.  E sfidojmë Lulin të mos fshihet më pas zëdhënëseve por të dalë vetë përpara qytetarëve krah për krah me kandidatin Halim Kosova dhe të flasë për arritjet e tij dhe sesi Halimi do të vrasë mendjen për t’i çuar përpara këto arritje. Le ta organizojnë takimin me qytetarët në një nga parqet apo zonat argëtuese që ka ndërtuar Luli në këto 4 vjet. E vërteta është se Luli s’ka bërë asgjë. Jo s’e s’ka pasur mundësi, jo se e ka bllokuar qeveria, dhe jo sepse s’ka pasur para. S’ka bërë asgjë sepse është i paaftë të bëjë gjë. Sot banorët e Tiranës jetojnë në një qytet që ka më pak gjelbërim, më pak hapësira për nënat e fëmijët sesa 4 vjet më parë. Jetojnë në një qytet që është më i pisët se 4 vjet më parë dhe ka rrugë e trotuare shumë më të këqija se 4 vjet më parë, ku nuk është ndërtuar asnjë park e asnjë hapësirë rekreative. Prandaj në 21 qershor ata do ta refuzojnë Lulin dhe kandidatin e Lulit dhe do të zgjedhin drejtimin e duhur për Tiranën.

 

Next Post

Irina sërish puthje, s'i pritet deri në hotel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In