• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PS: Basha dembeli dhe dështimi i Tiranës

by
25/04/2015 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste ka reaguar ndaj akuzave të bëra nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në një dalje për mediat, deputeti i PS Ervin Bushati akuzoi kreun e demokratëve si një person i cili gjatë 4 viteve të qëndrimit të tij në krye të bashkisë nuk mbajti asnjë premtim.

Sipas Bushatit, Basha do të mbahet mend për dështimet e tij, dhe këtë e ka pranuar sot edhe kandidati i tij i lodhur Halim Kosova. Në këtë kuadër, sipas deputetit socialist, Basha ashtu si  në të gjitha rastet e tjera zgjodhi t’i shmanget betejës, ndërsa shtoi se më 21 qershor qytetarët do të zgjedhin ndryshimin dhe fundin e dështimeve që mbajnë emrin e Bashës.

Deklarata e plotë për media e deputetit të PS, Ervin Bushati:

Lulzim Basha vazhdoi turin e prezantimeve duke futur në siklet kandidatët e partisë së tij që duhet të dalin përpara qytetarëve me Lulin në krah.

Njeriu që për katër vjet me radhë zëre se nuk ishte kryetar bashkie i Tiranës, sot bredh lart e poshtë duke bërë premtime. Foli nga Roskoveci për ditën e gjykimit popullor, por ashtu siç nuk u përball me gjykimin për korrupsionin prej 230 milionë eurosh në rrugën e Kombit, ashtu i bëri bisht edhe gjykimit me votë nga populli i Tiranës më 21 qershor. U shmang sërish si ndonjë frikacak sepse e di fare mirë se cfarë fundi spektakolar e priste nga vota e popullit të Tiranës.

Lulzim Basha padyshim, nëse do të mbahet mend, do të mbahet mend si kryetari i bashkisë më i paaftë që ka pasur ndonjëherë kryeqyteti. Simbol i dembelizmit, paaftësisë, mashtrimit dhe mosmbajtjes së premtimeve. Sot edhe kandidati i tij i lodhur për Tiranën e pranoi më në fund se në c’derexhe e ka lënë Luli kryeqytetin.

“Duke parë si  po shkonte situata në kryeqytet i thirra dhe unë ndërgjegjes ashtu si ju që të gjithë së bashku duhet të bëjmë dicka për qytetin tonë,” tha sot Halimi. Dhe Halimi ka të drejtë, situata në kryeqytet po shkonte e po shkon si mos më keq.

Në 21 qershor nuk do të ketë një gjyq popullor për Lulin sepse Luli iku vetë sepse pati frikë të japë llogari për gjelbërimin, për bulevardin, për rrugët, për kartën e studentit, për tramvajin e për dhjetëra zotimet e tjera që nuk i mbajti kurrë. Në 21 qershor, me votën e qytetarëve, Tirana do ta lërë pas këtë dështim të quajtur Lulzim Basha për ta futur kryeqytetin në rrugën e duhur me Erion Veliajn.

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Merkel: Greqia do qëndrojë në euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

July 14, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

July 14, 2026
Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

July 14, 2026
Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

July 14, 2026
“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

July 14, 2026
“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

July 14, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve të Shqipërisë me BE/ Qefalia: Ecuri e bazuar te reformat dhe puna konkrete e qeverisë

Mbyllja e tre grupkapitujve të Shqipërisë me BE/ Qefalia: Ecuri e bazuar te reformat dhe puna konkrete e qeverisë

July 14, 2026
Itaka e një lideri shqiptar!

Itaka e një lideri shqiptar!

July 14, 2026
Shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, aktivisti: Kos u vu me shpatulla pas murit! Kushti ynë, s’ka integrim me Ramën

Shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, aktivisti: Kos u vu me shpatulla pas murit! Kushti ynë, s’ka integrim me Ramën

July 14, 2026
Vula e thatë e BE-së që mbylli tranzicionin shqiptar përballë “narkoshtetit” të Sali Berishës

Vula e thatë e BE-së që mbylli tranzicionin shqiptar përballë “narkoshtetit” të Sali Berishës

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In