• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PS: ASHE pritshmëri për rezultat shumë pozitiv

by
21/06/2015 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në përfundim të orarit zyrtar të votimit, deputetja e PS ka falenderuar qytetarët për pëgjegjshmërinë e tyre, ndërsa shtoi se ASHE ka pritshmëri për një rezultat shumë pozitiv.

“Në emër të Partisë Socialiste të Shqipërisë dua t’i falenderoj me respekt të gjithë ata dhe ato që sot ishin në lartësinë e përgjegjësisë së tyre qytetare, duke marrë pjesë në votim. Dua po ashtu t’u shpreh mirënjohjen më të thellë të kryetarit të partisë, si edhe të të 61 kandidatëve tanë dhe këshilltarëve të ardhshëm të Partisë Socialiste e të Aleancës për Shqipërinë Europiane, të gjithë atyre që e investuan votën për Drejtimin e Duhur. Bazuar në të dhënat tona operative kemi pasur pjesëmarrjen më të madhe ndonjëherë të zgjedhësve të PS e të aleancës sonë në historikun e zgjedhjeve vendore. Kjo përputhet me pritshmërinë tonë dhe për këtë edhe njëherë mirënjohje votuesve e votueseve që kanë mbështetur Drejtimin e Duhur. Natyrisht, që kjo do të thotë se bazuar mbi këto të dhëna kemi të drejtë të kemi pritshmëri për një rezultat shumë pozitiv të Aleancës për Shqipërinë Europiane në të gjithë vendin, ku padyshim lokomotiva e fitores do të jetë Tirana. Por, tani është koha për t’u fokusuar tek standardi i numërimit dhe prandaj në emër të kryetarit të Partisë Socialiste, por padyshim edhe të të gjithë koalicionit tonë, u bëj thirrje të gjithë komisionerëve të jenë në lartësinë e ambicies sonë për Shqipërinë Europiane. Çdo votë duhet të numërohet me besnikëri të plotë ndaj votuesve dhe asnjë kandidat e asnjë subjekt që gjendet në fletën e votimit, nuk duhet të penalizohet me asnjë votë nga procesi i numërimit. Dua të nënvizoj se në nuk do të tolerojmë asnjë shkelje të standardeve më të larta europiane ne numërimin e votave në të 61 bashkitë e reja të vendit tonë. Komisionerët nuk duhet ta harrojnë se janë propozuar nga partitë, por në tryezën e numërimit përfaqësojnë ligjin e jo partitë dhe përgjigjen para ligjit jo përpara partive. Për në padyshim ka rendësi fitorja, por kurrsesi dhe ne asnjë rast nuk na duhet asnjë fitore që nuk buron nga standardi me i lartë zgjedhor për Shqipërinë. Sot duhet të fitojnë ata që ka zgjedhur populli, por mbi të gjitha duhet të fitojë Shqipëria Europiane ku zgjedhjet duhet të dëshmojnë një integritet të denjë për ambicien e madhe të shqiptarëve që të bëhen pjesë e familjes europiane. Pjesa e parë e zgjedhjeve ka qenë mjaft e qetë dhe krahasuar me të gjitha zgjedhjet e mëparshme, ka qenë e karakterizuar nga qetësia dhe vetëdija e lartë qytetare. Incidentet e raportuara kanë qenë minimale dhe sjellja e të gjithëve ka qene optimale. Por zgjedhjet nuk kane mbaruar. Pjesa e dytë e tyre që fillon me pas, ka një rëndësi themelore dhe standardet e pjesës së parë duhet të konsolidohen në të dytën. Prandaj dua ta përsëris apelin për të gjithë komisionerët: Jepuni shqiptarëve që votuan sot atë që u takon, një numërim të drejtë e të denje për ambicien e Shqipërisë Europiane. Suksese në punën tuaj, nga Tropoja në Konispol” ­tha ajo.

Next Post

Metoda për trajtimin e dhimbjes së dhëmbit kur jeni në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

July 4, 2026
“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

July 4, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

July 4, 2026
“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

July 4, 2026
Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

July 4, 2026
“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

July 4, 2026
FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

July 4, 2026
35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

July 4, 2026
Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

July 4, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Edi Rama – Paradoksi i një postmoderni të urryer

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In