• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

PS: Arrestimi i Tahirit po kërkohet me lajme portalesh. Prokurori: Kemi fakte…

by Java News
20/10/2017 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste vlerëson se arrestimi i Sajmir Tahirit po kërkohet vetëm përmes lajmeve që kanë dalë në portale.

Deklaratën e bëri sot në mbledhjen e Këshillit të Rregullores, Ulsi Manja, kreu i Komisionit të Ligjeve.

DEBATI

Manja: në kërkesë keni thënë që kemi tri procedime, në dy të parat këto i keni të regjistruar emrin e Tahirit nën hetim për këto vepra që përmendi?

Prokuroja: Emri i tij është regjistruar më 17.10.2017.

Manja: Pra emrin e Tahirit e regjistruar më 17.10.2017 me materialin e dalë në gazeta dhe portale kjo është fare e thjeshtë, skam tjetër gjë.

Alibeaj: Ju mund ta nisni po sot dhe po sot kërkoni autorizim për cdo deputet, për të sqaruar opinionin publik, kam një pyetje të thjeshtë, ju thatë nisëm procedim penal, thatë edhe që në 2016 ka procedime penale, me po të njëjtët aktorë, fabul, kultivim dhe trafikim droge. Ka lidhje logjike shkak-pasoja, apo përputhje të fakteve dhe kronologjisë kohore të procedimeve të 2016 dhe ato të tanishme?

Prokurori: Duke qenë se aktiviteti kishte shtrirje që në 2013, ku Italia ka regjistruar cështje penale, e vijon në 2016, ne kemi nisur procedim penal, mbi këto të dhëna, na rezulton se që nga 2013-deri sot këta persona kanë aktivitet të vazhdueshëm kriminal në trafik dhe kultivim droge.

Cuci: Po përsërisim ç’a është thënë në media, nëpër gazeta dhe për fat të keq edhe nga prokuroria çfarë po thuhet, lidhja e Tahirit me dy trafikantët ordinerë nuk doli, prokurori tha vetëm që Tahiri ka qenë në Greqi edhe kjo me më duket, pa cituar asnjë provë, e jo më të ta i citonte që ka prova. Është e qartë që nuk jemi në kushtet e flagrancës, se kemi përcaktim tjetër ligjor se si shkon. Ju kërkoni nga Kuvendi  të drejtën për arrestin me burg për Tahirin, apo doni që pasi Kuvendi pasi të bindet se Tahiri është i implikuar në trafik të bëni arrestin menjëherë.

Prokurori: Kemi kërkuar qartë, e kemi bërë në kërkesë këtë.

Cuci: Nuk jemi në kushtet e flagrancës se ju mund ta arrestonit Tahirin, këtu jemi në kushtet e kërkesës që e merr vetëm gjykatë, pra nëse merrni autorizimin e Kuvendit dhe do shkoni në Gjykatë, apo jo.

Prokurori: Kur ta marrin do ju vëmë në dijeni.

Halimi: Gjyqi që po i bëni prokurorisë nuk është i mirë, nuk e ndihmoni Tahirin dhe e dëmtoni, po i bëni gjyqin prokurorit. Keni ndonjë ngut ju për të marrë këtë vendim që prisni, ka ngutje, se mos ju prishen provat, ne e shtymë 24 orë, prish punë nëse e bëjmë pas një jave?

Prokurori: Ne sqaruam pozicionin tonë duke ju bërë të njohur kërkesën dhe bazën ligjore. Prokuroria ushtron ndjekjen penale dhe kur konstaton se ka dyshime bazuar në prova duhet të veprojë në moment

Halimi: Ka rrezik që të prishë provat?

Prokurori: Ka qenë ish ministër, në hetim janë policë që janë në detyrë, si rezultat i lidhjeve ekziston rreziku i prishjes së provave apo dëmtimi i tyre.

Halimi: Keni zyrtarisht kërkesën për gjykim të gjykatëses italiane, të gjykatës së Katanias për bandën e Habilajve?

Prokurori: Po, e kemi.

Halimi: Bazoheni në këtë kërkesë nga materiali nga gjykatësja italiane, apo te faqet e shtypit shqiptar.

Prokurori: Kërkesës për autorizim i bashkëngjitet materiali i ardhur nga autoritetet italiane direkt.

a.ç

Next Post
Kuçovë/ Gruaja kërcënon të hidhet nga maja e vinçit

Kuçovë/ Gruaja kërcënon të hidhet nga maja e vinçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In