• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Socialistët afishojnë shifrën surprizë: Marrim 75 mandate në 25 qershor!

by Java News
21/05/2017 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste ka bërë një analizë të situatës së saj elektorale në të gjithë vendin, duke parashikuar që të marrë e vetme 75 deputetë në 25 qershor. Analiza e detajuar i është prezantuar dje Edi Ramës nga të gjithë drejtuesit e qarqeve, duke bërë krahasime me vitin 2013 dhe tani.

Kjo është shifër optimiste e bërë me dije gjatë një takimi që kryeministri Edi Rama ka pasur pasditen e djeshme me të gjithë kandidatët për deputet të Partisë Socialiste si dhe grupin parlamentar aktual në kryeqytet. Sipas raportimeve në këtë mbledhje, mësohet se Tahiri është shprehur për një shifër prej 17 deputetësh në kryeqytet, ndërsa Vangjush Dako ka thënë se në Durrës “6 mandate janë dështim, 7 detyrë dhe 8 fitore”, duke lënë të kuptohet se pritshmëria në këtë qark është për 8 mandate.

Në Vlorë Gjiknuri ka parashikuar 7 mandate, ndërsa Klosi në Berat 4 të tilla. Lindita Nikolla parashikon të marrë 4 deputetë në Lezhë, ndërsa Ditmir Bushati në Shkodër po kaq. Mimi Kodheli parashikon të marrë 2 mandate në Kukës, ndërsa Ilir Beqja në Dibër parashikon 3 mandate. Taulant Balla është shprehur optimist për 7 deputetë në Elbasan, ndërsa po kaq pret të marrë dhe Niko Peleshi në Korçë.

Gramoz Ruçi është shprehur se në Fier do të marrë 9 mandate, ndërsa Çuçi në Gjirokastër, 3 të tilla. Burime nga mbledhja bëjnë me dije për “Shqiptarja.com” se Rama u ka thënë deputetëve se qëllimi kryesor është sigurimi i 71 mandateve, e vetme, ashtu si kurse ka deklaruar edhe më herët në daljet e tij publike. Ai u ka kërkuar të gjithë kandidatëve të nisin menjëherë punën në terren. “Shkoni derë me derë, mos lini njeri pa takuar. Shpjegoni marrëveshjen dhe fitoren tonë për vettingun. Duhet të punojmë me këmbëngulje për çdo votë.

Duhet të marrim minimalisht ato që morëm në vitin 2013. Duhet punë për vete natë e ditë në terren. Zgjedhjet do të certifikon tashme dhe do të kemi të hapur rrugën për integrimin, duke shtuar dhe reformën për drejtësinë”,-mësohet të ketë thënë Edi Rama. Për sa i përket marrëveshjes së dy ditëve më parë, Rama është shprehur se nëse do të hynin në zgjedhje

pa opozitën, atëherë nuk do të kishin mundësi për të qeverisur për një mandatë të plotë.

“Dialogu me opozitën do të vijojë edhe pas zgjedhjeve. Marrëveshja me PD ishte zgjedhja më e mirë për PS. Të vetëm ne nuk do të qeverisnim gjatë, pavarësisht se e kishim të sigurt fitoren”,-mësohet të ketë thënë Rama. Ai ka rikonfirmuar se komunikimi me opozitën do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve, pasi sipas tij në këtë mënyrë do të bëhej i mundur miratimi i disa prej Reformave më të rëndësishme për vendit, miratimi i së cilave do t’i hapte rrugë Shqipërisë për integrimin në BE. “Mos u shqetësoni për ndryshimet në qeveri. Ministrat teknikë do të qëndrojnë vetëm një muaj, deri ditën e zgjedhjeve. Ministrat do të jenë vetëm monitorues dhe vëzhgues. Nuk do të ketë asnjë shkarkim dhe raprezalie tek administrata. Mos u shqetësoni”,-mësohet të jetë shprehur Rama.

Në mbledhjen e djeshme, Rama ka komentuar edhe mos arritjen e një koalicioni parazgjedhor me Partinë e LSI. “I lutëm për koalicion që në tetor. Jo sot, jo nesër, nuk deshën. Jemi në të drejtën tonë për të ecur për para dhe nuk i kemi dalë nga fjala askujt”, ka thënë Rama. Përveç kandidatëve për deputetë, i pranishëm është edhe i gjithë grupi parlamentar i PS, duke qenë se të hënën pritet të mblidhet parlamenti në një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar disa ndryshime ligjore që do të bëjnë të mundur implementimin e marrëveshjes që u arrit para tre ditësh mes Ramës dhe Bashës./Shqiptarja.com

Projeksionet e PS

Tiranë 17

Vlorë 7

Berat 4

Lezhë 4

Shkodër 4

Kukës 2

Dibër 3

Elbasan 7

Korçë 7

Fier 9

Durrës 8

Gjirokastër 3

Gjithsej 75 deputetë/a.ç

Next Post
Ndodh edhe kështu, trajneri godet me grushte boksierin pas ndeshjes (FOTOT)

Ndodh edhe kështu, trajneri godet me grushte boksierin pas ndeshjes (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmoi për bombë në shkollën “Edith Durham”, detyrim paraqitje për protestuesin

Alarmoi për bombë në shkollën “Edith Durham”, detyrim paraqitje për protestuesin

September 17, 2026
Gjyqi në Hagë/ Ekspertët ndërkombëtarë: E vështirë të shpallen fajtorë ish-krerët e UÇK-së

Eksperti: Gjykimi i Hagës u bë në unison me prokurorinë, vendimet janë pa sens juridik dhe armiqësore

September 17, 2026
Dyshohet se vodhi 16 lokale në Tiranë brenda dy muajve, arrestohet 34-vjeçari

Dyshohet se vodhi 16 lokale në Tiranë brenda dy muajve, arrestohet 34-vjeçari

September 17, 2026
Bllokuan fëmijët në ditën e parë të shkollës, Gjykata liron protestuesit e Zogut të Zi

Bllokuan fëmijët në ditën e parë të shkollës, Gjykata liron protestuesit e Zogut të Zi

September 17, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Leka pas dënimeve nga Haga: Turp historik! Shqipëria të ngrejë fond për ish-krerët e UÇK-së

September 17, 2026
Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

September 17, 2026
VIDEO/ Momenti kur Xhelal Mziu me njerëzit e tij dhunojnë zyrtarin e Bashkisë Dibër, Kalosh Murra

Plagosën me mjete prerëse dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë tre të rinj

September 17, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Vodhën me dhunë xhiron ditore në dy pika karburanti, shpallet në kërkim një nga dy autorët

September 17, 2026
Nuk duhet harruar pse u desh ndërhyrja e NATO-s

“Dita më e zezë për kombin shqiptar”/ Avokati flet me emra: UÇK-ja u godit përmes një projekti politik!

September 17, 2026
Berisha ‘paralajmëron’ Peleshin: E ke zëvendësin gati!

Berisha ‘paralajmëron’ Peleshin: E ke zëvendësin gati!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com