• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PS afroi kriminelët dhe njerëz (Tom Doshin) që SHBA i ka në listën e zezë”, Bushati flet për dështimin në Shkodër

by Java News
06/11/2019 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Është fakt që ne gabuam në Shkodër. Kjo nuk ka të bëjë thjeshtë dhe vetëm me kandidatin që ne ofruam në zgjedhjet e 30 qershorit por mendoj se në Shkodër ka dështuar modeli ynë”. Ditmir Bushati ka kërkuar publikisht ndjesë për këtë dështim, ndonëse nuk pranon akuzën e Edi Ramës se Valdrin Pjetri ishte propozim i tij.

Në një intervistë për A2 CNN, ai thotë se një ndjesë i zyrtare i takon ta bëjë edhe Partia Socialiste.

“E para, e di gjithë Shkodra që kandidati nuk ishte propozim i strukturave socialiste të Shkodrës. E vërteta është e thjeshtë: struktura e PS në Shkodër propozoi 3 emra ndërkohë që Kryesia e PS ja dha besimin Valdrin Pjetrit”, tha ai.

Ish-ministri i Jashtëm ka qenë i deleguari i Kryesisë socialiste për Qarkun e Shkodrës. Për herë të parë ai flet mbi problemin e lidhjeve që ekzistojnë mes krimit dhe politikës.

“Një qytet i cili i ka rezistuar komunizmit, i ka rezistuar pushimeve të ndryshme, e ka mposhtur frikën qoftë përmes pentagramit apo humorit të hollë, sot nuk i nënshtrohet dot krimit, inuencës së krimit. Qoftë edhe kur kjo inuencë mund të vijë përmes politikës. Në rast se nuk adresojmë rrënjët e këtij fenomeni bëjmë gabim të merremi me kandidatin. Ne duhet të adresojmë rrënjët e këtij fenomeni. Duhet t’i bëjmë pyetjen vetes pse në tryezat tona u kthyen njerëz të cilët, partnerët tanë strategjikë, SHBA, i konsiderojnë si të papërshtatshëm. Çdo gjë tjetër është pasojë e këtij fenomeni”, shprehet ai.

Bushati duket se i ka përgjigjet mbi fejesën e krimit me politikën, por preferon të shtrojë pyetje.

“Pse zona të caktuara të Shqipërisë janë vatër të përleshjeve të grupeve të ndryshme me prapavijë kriminale? Kjo është çështje që kërkon një vullnet mbipartiak. Nëse dikush mendon se ky është një fenomen që ka prekur Partinë Socialiste, Partinë Demokratike në disa raste, apo LSI në disa raste të tjera, mendoj se gabon kur e konsideron këtë një fenomen partiak”, tha ai.

Si ministër i Jashtëm doli hapur kundër idesë së ndryshimit të kujve mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk pranon se ishte kjo arsyeja pse Edi Rama e hoqi nga Qeveria.

“Një ide e vjetër serbe, një ide që për fat të keq u vu edhe në gojën e disa shqiptarëve, që ndoshta nuk ishin vetëdijshëm për pasojat që do të sillte kjo ide”, tha ai. Bushati thekson se Qeveria e Tiranës duhej të kishte mbajtur një qëndrim më të qartë mbi debatin për kurin, ndonëse nuk i fsheh rezervat ndaj protagonizmit të Kryeministrit në marrëdhëniet me Serbinë.

“Mendoj se nuk duhet të shpenzojmë kohë me rehabilitimin e të shkuarës së Serbisë. Duhet ta trajtojmë atë si një partner në rajon. Por nuk mund të bëjmë sikur nuk ndodh asgjë me fushatën agresive që Serbia bën kundrejt Kosovës dhe ne nga ana tjetër vazhdojmë të kultivojmë marrëdhënie sikur kjo nuk ndodh”, tha ai.

Next Post
“Një bombë me sahat, 80% e azilkërkuesve të mitur shqiptarë me probleme mendore”, për çfarë flet studimi zviceran

“Një bombë me sahat, 80% e azilkërkuesve të mitur shqiptarë me probleme mendore”, për çfarë flet studimi zviceran

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Tragjedi në Tropojë, humbin jetën pas rënies në kontakt me rrymën elektrike 2 punonjës të Bashkisë, 2 të tjerë plagosen! Po krasisnin pemët kur…

September 8, 2026
Shkaktoi zjarrin në fshatin Zallë, arrestohet 67-vjeçari i dyshuar si piroman, tha se po digjte mbeturinat!

Shkaktoi zjarrin në fshatin Zallë, arrestohet 67-vjeçari i dyshuar si piroman, tha se po digjte mbeturinat!

September 8, 2026
Kriminaliteti në Shkodër, kryepolici Hita “dush të ftohtë” vartësve, një orë mbledhje dhe kritika: Duhen rezultate, godisni krimin!

Kriminaliteti në Shkodër, kryepolici Hita “dush të ftohtë” vartësve, një orë mbledhje dhe kritika: Duhen rezultate, godisni krimin!

September 8, 2026
Ndezi zjarrin në fshatin Petë të Vlorës dhe shkrumboi pemëtarinë, arrestohet piromani 52-vjeçar! Në kërkim vëllai dhe kushëriri

Ndezi zjarrin në fshatin Petë të Vlorës dhe shkrumboi pemëtarinë, arrestohet piromani 52-vjeçar! Në kërkim vëllai dhe kushëriri

September 8, 2026
“E ka vendin në burg”, zbulimi shokues i medias izraelite: Netanjahu e dinte, por injoroi sulmin e Hamasit!

“E ka vendin në burg”, zbulimi shokues i medias izraelite: Netanjahu e dinte, por injoroi sulmin e Hamasit!

September 8, 2026
Nis rikualifikimi pranë “Tregut të orizit” në Vlorë, shemben objektet pa leje

Nis rikualifikimi pranë “Tregut të orizit” në Vlorë, shemben objektet pa leje

September 8, 2026
Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

September 8, 2026
PISA 2025, Shqipëria ngjitet në renditje, Kumbaro: Kryesojmë Ballkanin Perëndimor në matematikë dhe shkencë!

PISA 2025, Shqipëria ngjitet në renditje, Kumbaro: Kryesojmë Ballkanin Perëndimor në matematikë dhe shkencë!

September 8, 2026
“Parlamenti është marrë peng”, Agron Gjekmarkaj në Konferencën e Kryetarëve: Mazhoranca po përpiqet të…

Gjekmarkaj ironizon mazhorancën: Ligjet tuaja janë ‘Besa’ e Gysit dhe “Prania besnike” e projektuar nga sekseri i armëve!

September 8, 2026
“Do shqyrtohet më 17 shtator në Kuvend!”- Pagat e magjistratëve, Balla ironizon Opozitën: U ‘digjet barku’ për gjyqtarët, por i shajnë me “libër shtëpie”

“Do shqyrtohet më 17 shtator në Kuvend!”- Pagat e magjistratëve, Balla ironizon Opozitën: U ‘digjet barku’ për gjyqtarët, por i shajnë me “libër shtëpie”

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com