490 nxënës të shkollës së mesme të bashkuar “Dilaver Nezha” në Njësinë Administrative Qukës, Bashkia Prrenjas, nuk kanë mundur të nisin normalisht vitin shkollor në shkollën e tyre. Shkak për këtë është bërë tërmeti i rënë në muajin gusht, i cili dëmtoi ndërtesën duke e bërë të rrezikshme për zhvillimin e procesit mësimor. Aktualisht nxënësit zhvillojnë mësimin në ambiente private. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe deputeti i zonës Nuri Belba kërkuan nga Ministria e Arsimit marrjen e masave të menjëhershme për rikonstruksionin e kësaj shkolle.
“Ndodhemi pranë shkollës “Dilaver Nezha”, Qukës, shkollë e cila ka 490 nxënës. Si pasojë e tërmetit të rënë në fund të muajit gusht, kjo shkollë ka pësuar dëmtime të dukshme, si pasojë ka dalë jashtë funksionit. Nxënësit po zhvillojnë mësim nëpër ambiente private, të cilat nuk ofrojnë kushtet e domosdoshme. Kjo është një emergjencë në Njësinë Administrative Qukës, ndaj ne kërkojmë rikonstruksionin e saj ose ndërtimin e një shkolle të re” – u shpreh deputeti Belba.
Aktualisht nxënësit zhvillojnë mësimin në ambiente private, në kushte jo të përshtatshme për zhvillimin normal të procesit mësimor.
ma.me