Ronaldo duket se nuk po mendon shumë për spekulimet se do të largohet nga “Bernabeu”.
Ronaldo do të përdorë atlete të reja në Kupën e Konfederatave.
Ylli i Real Madridit duket se nuk po mendon shumë për spekulimet e fundit që e lidhin atë me një largim të mundshëm nga “Santiago Bernabeu”.
Ai është aktiv në rrjetet sociale duke postuar foto të ndryshme. Pasi postoi foto me të birin, Cristiano Junior, Ronaldo ka treguar edhe atletet e reja që do t’i përdorë të dielën ndaj Meksikës në Kupën e Konfederatave.
“Atlete të reja, synimi i njëjtë”, ka shkruar Ronaldo.Portugalia dhe Meksika përballen sot nga ora 17:00, përgatiti ”Express”. (b.an)