• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Provokimi i Elon Musk rrezikon ta lërë Ukrainën pa internet, njeriu më i pasur në botë bën paralajmërimin

by
15/10/2022 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elon Musk ka thënë se firma e tij e raketave SpaceX nuk mund të vazhdojë pafundësisht të paguajë për shërbimin e internetit Starlink të Ukrainës. Deklarata e tij vjen pas “grindjes” së tij të fundit me Kievin.

“SpaceX nuk po kërkon të rikuperojë shpenzimet e kaluara, por gjithashtu nuk mund të financojë sistemin ekzistues për një kohë të pacaktuar”, shkroi Musk të premten në Twitter, duke iu referuar kompanisë së tij hapësinore që prodhon sistemin Starlink.

Në shkurt, njeriu më i pasur në botë aktivizoi sistemin e internetit satelitor të kompanisë së tij në Ukrainë për të mbajtur ushtrinë dhe njerëzit e saj të lidhur online.

Por muajin e kaluar pronari i Tesla-s i kërkoi Pentagonit të financonte programin në vend të tij, sipas mediave amerikane.

Kohët e fundit ai provokoi zemërimin e Kievit duke i sugjeruar të lëshojnë territor ndaj Rusisë.

Starlink punon duke ofruar internet me brez të gjerë përmes një rrjeti satelitësh. Ajo ka rezultuar jetike për ushtrinë e Ukrainës teksa lufton për të rimarrë tokën ukrainase nga Rusia.

Ukraina i dha kredi Starlink këtë javë për ndihmën për rinisjen e infrastrukturës së saj në zonat kryesore pas më shumë se 100 sulmeve raketore ruse.

Por programi kushton 20 milion dollarë në muaj për tu mirëmbajtur, sipas Musk.

Ai së fundmi tha se SpaceX kishte shpenzuar 80 milionë dollarë deri më tani për ta mbajtur Ukrainën me internet.

“Përveç terminaleve, ne duhet të krijojmë, lëshojmë, mirëmbajmë dhe rimbushim satelitët dhe stacionet tokësore”, shkroi ai në Twitter.

“Ne gjithashtu na është dashur të mbrohemi kundër sulmeve kibernetike dhe bllokimit, të cilat po bëhen më të vështira”.

Zëvendëskryeministri i Ukrainës, Mykhailo Fedorov, minimizoi tensionet me Musk, duke shkruar në Twitter se miliarderi “është ndër donatorët më të mëdhenj privatë në botë që mbështesin Ukrainën”.

“Starlink është një element thelbësor i infrastrukturës sonë kritike,” shkroi ai.

Në fillim të këtij muaji, Musk postoi në Twitter një propozim që Ukraina të pranojë aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe të lejojë referendume në rajonet ukrainase të pushtuara nga Moska./ BBC

/e.d

Next Post
Bashkim Shqipëri-Kosovë? Enver Hoxhaj: Nëse BE nuk zgjerohet drejt Ballkanit, faktori shqiptar duhet të…!

Horoskopi për ditën e sotme, 15 tetor 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Teherani: Negociatat me SHBA s’tregojnë tërheqje, por rezistencë!

Teherani: Negociatat me SHBA s’tregojnë tërheqje, por rezistencë!

August 26, 2026
Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Kemi biseduar për emra të përveçëm për Presidentin, besimi është rritur

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Kemi biseduar për emra të përveçëm për Presidentin, besimi është rritur

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

August 26, 2026
Të ardhurat publike rriten me 31% në 3 vjet, Malaj: Objektivi, +1.2 miliardë euro deri në fund të vitit

Të ardhurat publike rriten me 31% në 3 vjet, Malaj: Objektivi, +1.2 miliardë euro deri në fund të vitit

August 26, 2026
Militantët molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi akuza policisë: Hodhët gaz lotsjellës, u penguan besimtarët të kryenin ritet pas iftarit

KLGJ miratoi rritjen e pagave për gjyqtarët, reagon Bardhi: Shkelje e rëndë me pasoja

August 26, 2026
Detajet e arrestimit! Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur…

Detajet e arrestimit! Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur…

August 26, 2026
Lojërat Mesdhetare, Donjeta Sadiku kualifikohet në finale

Lojërat Mesdhetare, Donjeta Sadiku kualifikohet në finale

August 26, 2026
Shqipëria eksporton 991 GWh energji në 3 muaj, rritet prodhimi nga hidrocentralet dhe burimet e rinovueshme

Shqipëria eksporton 991 GWh energji në 3 muaj, rritet prodhimi nga hidrocentralet dhe burimet e rinovueshme

August 26, 2026

Fitojmë më shumë se humbasim nga euro rekord e ulët?

August 26, 2026
I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga ish-zyrtari i përjashtuar nga Policia

I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga ish-zyrtari i përjashtuar nga Policia

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com