• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Provokime do të ketë…”, ish-kapiteni i Kombëtares: Situata si ajo e para 10 viteve në Beograd nuk i shërbejnë askujt

by A R
16/12/2024 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rudi Vata, ish-kapiteni i Kombëtares, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit” në A2 CNN, komentoi grupin kualifikues të Shqipërisë, ku do të përballet me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

“Short interesant. Nëse duam të rritemi si Kombëtare, duhet të luajmë me kundërshtarë të tillë, që janë të rëndësishëm në futbollin botëror. Duhet të jemi kompaktë si grup që t’ia dalim”, tha Vata.

Sipas ish-kapitenit të Kombëtares, të luash në Wembley është presion i mirë.

“Sigurisht që në të kaluarën kemi pasur rezultate jo të mira, por tani jemi më të pjekur. Mundësitë i kemi për të bërë shumë më mirë. Anglia dhe Serbia janë dy skuadra që për mendimin tim do të luftojnë për vendin e parë, ndërsa Shqipëria për vendin e dytë ose të tretë. Serbia ka eksperiencë të madhe, kanë lojtarë që kanë luajtur vazhdimisht në nivele të larta. Për neve do të jetë eksperiencë dhe duke luajtur me kundërshtarë të tillë, bëhesh më i fortë. Jemi në fazën e rritjes, jemi në fazën e një hapi tjetër të futbollit. Nuk do e shikoja si katastrofë nëse nuk kualifikohemi në Botëror, do e shikoja si eksperiencë për të ardhmen”, shpjegoi Rudi Vata.

Në lidhje me incidente të mundshme në ndeshjen ndaj Serbisë, Vata theksoi: “Sigurisht që provokimet do të ekzistojnë, është luftë ndjenjash, por lufta fitohet me qetësi dhe dituri. Futbolli luhet në fushë dhe kush është më i zoti, fiton. Nëse duam të fitojmë në aspekte të tjera që nuk kanë lidhje me futbollin, atëherë do të thotë që po e përgatisim keq. Situata si ajo e para 10 viteve nuk i shërben as Serbisë dhe as neve”.

Next Post
Tjetër “shans” bizneseve, PS propozon shtyrjen e afatit të “investimeve strategjike” deri në vitin 2026

Tjetër “shans” bizneseve, PS propozon shtyrjen e afatit të “investimeve strategjike” deri në vitin 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In