• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Provokacja e ministrit serb: Franca na beson ndaj na shiti armët, Kosova është si ISIS

by Java News
19/07/2019 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, gjatë vizitës së tij të fundit në Serbi, ka nënshkruar me Aleksander Vuçiç rreth 20 marrëveshje të ndryshme, pesë prej të cilave i takojnë fushës së ushtrisë dhe armatimit.

Si rezultat i këtyre marrëveshjeve, Serbia do të merrte nga Franca armatim të teknologjisë së fundit.

Ndërkohë një gjë e tillë ka nxitur reagime të shumta, e madje ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë se nuk e kupton se pse Serbia po armatoset kaq shumë.

Përveç kësaj Haradinaj ka thënë se nëse shtetet e BE-së nuk janë të gatshme të trajtojnë Kosovën si shtet, atëherë mbase ky është një mesazh që duhet të armatoset edhe Kosova.

Pa u përgjigjur ndaj deklaratave të kryeministrit Haradinaj nuk ka qëndruar ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksander Vulin, i cili ka provokuar rëndë, duke e krahasuar Kosovën me Shtetin Islamik (ISIS), shkruan Gazeta Express.

Këto deklarata skandaloze njeriu që është ministër i shtetit që udhëhiqet nga një prej bashkëpuntorëve të afërt të Sllobodan Millosheviçit, i ka bërë gjatë një intervistë në televizionin publik të Serbisë.

Sipas tij Franca i shet armatim Serbisë, pasi sipas tij e konsideron si shtet të besueshëm.

“Kur një shtet i fuqishëm si Franca të lejon ty që të blesh armatim, kjo nënkupton se ata kanë besim në ty. Ju nuk mund të gjeni sisteme të tilla armatimi tek terroristët e Shtetit Islamik, dhe Shteti Islamik është i ngjajshëm me atë që po e bën Prishtina. Është sikur të krahasosh Shtetin Islamik me Bashkimin Evropian”, ka thënë Aleksander Vulin për RTS, transmeton Gazeta Express.

Ai ndër të tjera thotë se Haradinaj është i zemëruar pasi që “projekti i pavarësisë së Kosovës ka mbetur i papërfunduar.

Sipas disa statistikave të publikuara kohë më parë, Serbia është vendi që shpenzon më së shumti buxhet për të blerë armatim, madje si shtet shpenzon më shumë se të gjithë shtete tjera të Ballkanit Perëndimor së bashku.

Këto deklarata skandalozë të Vulin vijnë vetëm pak ditë pas shënimit të 24 vjetorit të Masakrës së Srebrenicës, ku  forcat paramilitare serbe nën direktivat e gjeneralit famëkeq, Ratko Mlladiq, kanë vrarë e masakruar mbi 8000 civilë të pafajshëm myslimanë, kryesisht djem të rinj dhe burra.

Shteti i Serbisë është gjithashtu përgjegjës për gjenocidin dhe krimet makabre të kryera gjatë luftës në Kosovë.

g.kosovari

Next Post
Klosi del në terren për aksionin e plazheve publike: Liruam 20% të hapësirave të zaptuara

Klosi del në terren për aksionin e plazheve publike: Liruam 20% të hapësirave të zaptuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In