Gjatë pasdites, në mediat serbe u shpërnda me shpejtësi lajmi se policia kishte ndaluar në Preshevë tre shtetas shqiptarë të cilët po mundoheshin të kalonin kufirin për të udhëtuar drejt Beogradit.
Sipas “Novosti”, që shpërndau lajmin, ata kishin fshehur në makinë një dron, në vendin e gomës rezervë dhe nuk kishin asnjë lloj autorizimi për të.
Por pas pak orësh, lajmi u përgënjeshtrua nga autoritetet policore serbe, të cilat bënë të ditur se një ngjarje e tillë nuk kishte ndodhur as sot, dhe as në ditët e mëparshme.
Gazeta “Kurir” ka kontaktuar me Ministrinë e Brendshme Serbe dhe sipas saj, nuk ekziston asnjë rast i tillë apo të ketë arrestime të shtetasve shqiptarë gjatë ditës së sotme në Preshevë.
Me pak fjalë, ky ishte thjesht “provokacija” e radhës nga mediat serbe të cilat po mundohen të tensionojnë në mënyrë të pakuptimte një ndeshje futbolli në një atmeosferë ku deri tani nuk është shënuar asnjë lloj incidenti.












