• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Provoje njëherë se do të çmend”/ Tjetër dëshmi e vajzës në Maliq: Pimë hashash pastaj babi me kërkoi seks

by Java News
14/05/2020 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vajza 18-vjecare e cila dyshohet se është abuzuar nga babai i saj në Maliq të Korçës, ka dhënë dëshminë e saj për ABC News, ku vajza tregon gjithë historinë dramatike të jetës së saj ndërkohë që ka kërkuar ndihmën e shtetit për të pasur një psikolog dhe një avokat.

Biseda

Pyetje: Çfarë ka ndodhur mbrëmë?

Vajza: Shkova me babin dhe arrita në orën 7 e gjysëm, shkova me shoqen dhe shokun tim të ngushtë. Ndenja te shoqja ime e fëmijërisë deri nga ora 10:00, pastaj erdhi ai. Morëm për të ngrënë por nuk hëngra, ai bëri hashash, piu, piva dhe unë dhe pastaj shtruam për të fjetur e pastaj po fliste përçartë.

Pyetje: Çfarë të tha?

Vajza: Si do kryente  marrëdhënie, çfarë dëshire kishte ai, dëshira e tij ishte të kryente marrëdhënie me mua.

Pyetje: E kishte shprehur më parë?

Vajza: Jo thjesht kishim folur për jetën personale, por jo biseda kaq troc.

Pyetje: Si reagove?

Vajza: Reagova qetë, i thashë se do flasim nesër. Pastaj fola me shoqen time të ngushtë dhe i thashë se nuk jam mirë. Ndërkohë që po flisja  me shoqen ai po fliste dhe po bëja sikur nuk e kuptoja.

Pyetje: Si ishin bisedat?

Vajza: Nisi bisedat +18, më tha që kam një dëshirë ma plotëso, i tash çfarë po thua se je tapë. Pastaj i thashë çfarë po thua? Ai tha që dua ta bëj njëherë me ty.

Pyetje: Ndërkohë që ju thatë se jeni vajza e tij?

Vajza: Po, tha që më ka evlat por ndjenjat nuk komandohen, thjesht provoje njëherë se do të çmend

Pyetje: Si vijoi më pas?

Vajza: Më pas nuk po duroja më dhe i thashë shoqes time të ngushtë, që të vinte shoku im i ngushtë të më merrte, ndërkohë nuk kisha mundësi të dilja se të gjitha dyert ishin mbyllur.

Pyetje: Ishe e frikësuar?

Vajza: Po shumë, vetëm u tregova e qetë, nuk u bëra agresive. Më pas më ka marrë shoqja ime në telefon dhe tha hajde se jemi në punë, por nuk jam në punë, doja të shpëtoja që aty.

Pyetje: Ju keni pasur shpesh herë shenja dhune nga babai juaj, prej sa vitesh?

Vajza: Që kur kam lindur..

Pyetje: Thatë se shkonit në shkollë me qepë dhe kripe…?

Vajza: Po

Pyetje: Ai ka qenë abuzues kundrejt jush apo jo?

Vajza: Po shumë

Pyetje: Ndërkohë keni psikolog që ju mbikëqyr?

Vajza: Jo sepse ky është shteti ynë, ndërkohë e kam kërkuar ta kem sepse kam nevojë.

Pyetje: Çfarë kërkoni nga shteti?

Vajza: Psikologun dhe avokatin sepse nuk kam mundësi ti paguaj.

Next Post
FMN: Kujdes, por Kosova shton ne pensione edhe 2515 veteranë të UÇK-së

Paralajmërimi i FMN-së: Pasojat ekonomike të pandemisë, edhe më të rënda sesa parashikimi i zymtë që bëmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama kundër SPAK-ut, Berisha është vetëm një grusht kripë më shumë në det

Valsi i fundit i Orban me Vuçiç, po me Ramën çfarë do të ndodhë?

November 2, 2026
Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

November 2, 2026
Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

November 2, 2026
Iotova fiton balotazhin! Kush është Presidentja pro-ruse e Bullgarisë

Iotova fiton balotazhin! Kush është Presidentja pro-ruse e Bullgarisë

November 2, 2026
Zgjedhjet në 5 bashki, KQZ njofton hapat për plotësimin e fletës së votimit

Shkelje me financimet e fushatës së 11 majit, Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

November 2, 2026
Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

November 2, 2026
“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave

“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave

November 2, 2026
Punësimi i ekselentëve, thirrja e dytë në muajt gusht-shtator

Thyhet bojkoti në universitete, studentët rikthehen në auditore pas më shumë se dy javësh

November 2, 2026
Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

November 2, 2026
Me shall të zi dhe kokore në kokë, ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Me shall të zi dhe kokore në kokë, ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In