• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Provimet me përzgjedhje, publikohen formularët A1 dhe A1Z

by Java News
16/03/2016 08:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikohet formulari A1 dhe A1Z, ku të gjithë maturantët duhet të listojnë dy lëndët që do të japin si provim me zgjedhje. Ata kanë mundësi të përzgjedhin mes 27 lëndëve, shkruan Gazeta Shqiptare. Ministria e Arsimit dhe Sportit ditën e djeshme ka publikuar edhe udhëzuesit përkatës për plotësimin e këtyre dy formularëve. Risi në formularin A1 dhe formularin A1Z është ndarja e lëndës “Teori profesionale” sipas 25 profileve përkatëse të shkollave. Formulari A1 plotësohet vetëm nga maturantët e vitit 2015-2016, ndërsa formulari A1Z plotësohet vetëm nga ata kandidatë që kanë mbaruar vitin shkollor para viti 2016. Aplikimi në portalin qeveritar ‘e-albania’ ka nisur dje më 15 mars dhe do të vijojë deri 30 mars 2016. Ndërsa aplikimi në portalin Matura Shtetërore 2016 do të kryhet në periudhën 25 mars-10 prill 2016, sipas kalendarit të publikuar nga AKP dhe vetëm në shkolla në praninë e mësuesve.

HAPAT E PLOTËSIMIT

Formularët A1 dhe A1Z plotësohet dy herë online, fillimisht në portalin qeveritar ‘e-albania’, ku plotësimi ka nisur dje dhe do të vijojë deri në datë 30 mars 2016. Në këtë portal maturantët e bëjnë vetë plotësimin, ku hapi parë është plotësimi i formularit A1/A1Z, ku ruhen të dhënat personale si dhe provimet të cilave do t’u nënshtrohet, ose mbarten notat në rast se ka dhënë një ose më shumë provime (kjo për ata që plotësojnë formularin A1). Më pas plotësimi i tyre bëhet në portalin e Maturës Shtetërore në periudhën 25- mars-10 prill, sipas një plani kalendar që pritet të publikohet nga AKP. Plotësimi i formularit A1Z bëhet në shkollat ekzistuese, ku kandidati ka bërë shkollën e mesme ose në shkollën ku e përcakton komisioni i Maturës Shtetërore. Procesi i plotësimit të formularit A1 dhe formularit A1Z nuk bëhet individualisht nga maturanti, por ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”.

Mbikëqyrësi pajiset me kodin përkatës të hyrjes në sistem. Vetëm pasi mbikëqyrësi fut kodin në sistem, maturanti mund të përfundojë plotësimin e formularit A1. Në pikat 1-6 maturanti në bashkëpunim me mbikëqyrësin duhet të futë të dhënat personale dhe disa të dhëna të shkollës. Ndërsa në pikën 7 të formularit A1, maturantët duhet të shënojnë edhe nëse do të aplikojnë për studime jashtë vendit. Disa pika të këtij formulari plotësohen vetëm nga mbikëqyrësi, nga 10-14, ku në pikën 14 shënohet gjuha e huaj që në planin mësimor të shkollës trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar, në nivelin gjuhësor B1. Lista me të dhënat e marra nga plotësimi i formularëve printohet, nënshkruhet nga maturanti, mbikëqyrësi dhe vuloset nga drejtori i shkollës, ku plotësohen formularët A1.

KUSHTET

Në këtë formular jenë të listuara 27 lëndë që mund të zgjidhen nga maturantët e të gjitha shkollave. Por, për përzgjedhjen e dy lëndëve me zgjedhje janë përcaktuar disa kushte, ku një prej tyre është që shuma e krediteve të dy lëndëve që do të përzgjidhen nuk duhet të jetë më pak se tetë kredite. Maturanti ka të drejtë të zgjedhë vetëm një gjuhë të huaj, që në planin mësimor të shkollës së mesme të lartë, trajtohet si “gjuhë e huaj e parë”, pavarësisht nëse është zhvilluar apo jo në shkollë. Niveli gjuhësor i këtij testi do të jetë B2. Gjuhët që mund të përzgjedhin janë: Anglisht, Italisht Frëngjisht, Gjermanisht, Greqisht Turqisht dhe Spanjisht. Maturantët e shkollave artistike kanë të drejtë të zgjedhin vetëm njërën nga lëndët: Histori muzike, Histori arti dhe Histori baleti.

Për herë të parë, maturantët e shkollave profesionale lëndën “Teori profesionale” e kanë lëndë me zgjedhje të detyruar. Ndaj këtë vit në formularët A1 dhe A1Z kjo lëndë është e zbërthyer në 25 profile sipas indeksit të shkollave dhe ata e kanë të detyruar të zgjedhin në grupin e III lëndën sipas profilit që ata kanë. Ndërsa lëndën tjetër maturantët e shkollave profesionale duhet ta zgjedhin nga lëndët e grupi I, ku janë 27 lëndë që janë për të gjitha shkollat. Kandidati kur zgjedh një lëndë të thelluar, nuk mund ta zgjedhë edhe si lëndë bërthamë.

BW

Next Post

Hakerët shqiptarë bllokojnë faqen e TV francez Canal Plus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

March 9, 2026
Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

March 9, 2026
Zbardhet ndjekja në Shkodër/ Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve i ikën Policisë, qëllon me armë

Zbardhet ndjekja në Shkodër/ Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve i ikën Policisë, qëllon me armë

March 9, 2026
“Zgjedhja e Mojtaba Khamenei pasqyron vullnetin e popullit”, Presidenti i Iranit përgëzon liderin e ri suprem

“Zgjedhja e Mojtaba Khamenei pasqyron vullnetin e popullit”, Presidenti i Iranit përgëzon liderin e ri suprem

March 9, 2026
Krijimi i ekipeve të përbashkëta hetimore/ Prokuroritë speciale të Kosovës dhe të Shqipërisë nënshkruajnë marrëveshjen

Krijimi i ekipeve të përbashkëta hetimore/ Prokuroritë speciale të Kosovës dhe të Shqipërisë nënshkruajnë marrëveshjen

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In