Plotësimi i formularit A1 bëhet nga sot, 25 mars deri më 5 prill, ku shkollave tashmë iu është shpërndarë edhe kalendari për datat e aplikimit. Rezana Vrapi drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Provimeve ka sqaruar edhe rregullat e regjistrimit.
Për plotësimin e formularit A1, maturantët duhet të tregojnë shumë kujdes, pasi nuk do të ketë një mundësi të dytë. Almir Gjata, mbikqyrës në shkollën e mesme “Petro Nini” ka shpjeguar edhe procedurën që nxënësit duhet të marrin parasysh për të hyrë në provimet e maturës.
Vetë nxënësit, në ditën e parë të aplikimit shprehen se nuk është e vështirë ëpr ta, që të plotësojnë formularët. Ndërsa përllogaritja e lëndëve dhe koeficientëve duket se është një çështje e zgjidhur për maturantët e këtij viti.
Aplikimi për formularët A1 do të vazhdojë deri më 5 prill, ndërsa për plotësimin e A1Z do të jetë nga 6 deri në 10 prill. Edhe kandidatët për formularin A1Z të interesuarit duhet të paraqiten pranë shkollave dhe të aplikojnë me person mbikqyrës.











