• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

‘Provë me ves’/ Si gjykata i rrëzoi deklarimet e Muzin dhe intervistën e Bashës për lobimin

by Java News
19/01/2020 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjyqtari Lazer Sallaku argumenton në vendimin e pushimit të procedimit penal ndaj kryetarit të Partisë Demokratike se deklarimet e lobistit Nick Muzin vihen në dyshim nga mungesa e provave dhe se intervista e Bashës ku pranohej kontributi 500 mijë dollarë ishte e papërdorshme.

Nga Aleksandra Bogdani

Më 13 janar, Gjykata e Tiranës rrëzoi hetimin 2-vjeçar të lobimit në Shtetet e Bashkuara dhe vendosi pushimin e çështjes ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë demokratë, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.

Në vendimin e tij, gjyqtari paraprak Lazër Sallaku argumenton se Prokuroria nuk ka siguruar asnjë provë dokumentare për të mbështetur deklarimet e lobistit amerikan, Nikolas Muzin në Departamentin amerikan të Drejtësisë për përfitimin e dy pagesave prej 650 mijë dollarësh për llogari të Partisë Demokratike.

Sipas gjyqtarit Sallaku, Partia Demokratike i ka paguar me 25 mijë dollarë shërbimet e lobimit të Muzin dhe i ka deklaruar ato saktë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Akuza e “falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve” u pushua me përfundimin se “fakti nuk ekziston”.

Prokuroria i nisi hetimet mbi këtë çështje në janar 2018, pas një investigimi të BIRN që gjeti se lobisti i Bashës në Shtetet e Bashkuara deklaronte pagesa prej më shumë se gjysmë milionë dollarë gjatë vitit 2017, ndërkohë që Partia Demokratike nuk i kishte deklaruar ato në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Njëra prej transfertave u bë nga kompania guackë Biniata Trade LP, e regjistruar në parajsa fiskale.

Pas një konflikti mes prokurorëve të çështjes dhe pushimit të akuzës së pastrimit të parave, Prokuroria e Tiranës u paraqit përpara gjykatës me dy qëndrime. Përballë kërkesës së prokurorit Gjergji Tako për dërgimin e çështjes në gjyq dhe asaj të prokurorit Kolë Hysenaj për kthimin e akteve për hetime të mëtejshme, gjyqtari Lazër Sallaku zgjodhi rrugën e tretë të pushimit njëherë e mirë të çështjes penale.

Nga vendimi i Gjykatës kuptohet që “arsenali” i provave të Prokurorisë përmblidhej në deklarimet e marra në rrugë zyrtare të Nick Muzin në Departamentin e Drejtësisë, letër-porosinë e ardhur nga Skocia për përfaqësuesit e kompanisë Biniata Trade dhe kompanive të lidhura me të si dhe një intervistë televizive të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Prokuroria dështoi të merrte në pyetje lobistin Nick Muzin apo ndonjë nga përfaqësuesit e kompanisë guackë Biniata Trade. Përgjigjet e siguruara nga Drejtoria e Pastrimit të Parave, bankat e nivelit të dytë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbështesin pretendimin e PD-së se pagesa në drejtim të kompanisë së Muzin, Stonington Strategies kishte qenë vetëm 25 mijë dollarë.

Nga të gjitha provat e ofruara nga Prokuroria, gjyqtari Sallaku veçon intervistën televizive të Bashës si “provë me ves”.

Më 21 dhjetor 2017, Basha deklaroi gjatë një interviste në emisionin “Opinion” se firma e tij e lobimit kishte marrë një kontribut prej 500 mijë dollarësh nga shqiptarët e Amerikës, të cilët i kishin mbledhur paratë në SHBA dhe se këto para nuk kishin kaluar nga PD.

Gjyqtari Sallaku i cilëson këto thënie si “të papërdorshme” në proces, pasi në kohën e deklarimit, kryetari i PD-së nuk ishte as i pandehur dhe as në cilësinë e personit që kryhen hetime.

“Nëse kjo deklaratë e të pandehurit Lulzim Basha do të ishte një deklarim fajësie, atëherë kjo provë do të ishte e papërdorshme në kuptim të nenit 37 Kodit të Procedurës Penale,” thuhet në vendim, ku citohet më tej neni përkatës që përcakton se deklarimet nuk mund të shfrytëzohen ndaj personit që i ka bërë.

Gjyqtari argumenton gjithashtu se edhe deklarimet e Nikolas Muzin për dy pagesat me vlerë 650 mijë dollarë nuk mund t’i nënshtrohen vlerësimit të gjykatës, pasi sipas tij nuk konfirmohen nga asnjë provë tjetër.

“Duke qenë vetëm përpara një deklarimi të shtetasit Nikolas Muzin mbi ekzistencën e faktit të pretenduar prej tij, gjykata nuk mund të nxjerrë një përfundim kategorik për vërtetësinë e deklarimit të këtij të fundit,” thuhet në vendim.

“Ndodhur në këto kushte, kur vërtetësia e deklarimit të tij vihet në dyshim, atëherë fakti në çështjen objekt shqyrtimi shkon në favor të të pandehurve Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi,” shtohet po aty.

Lidhur me akuzën e falsifikimit, në vendim argumentohet se auditi i KQZ-së e ka konsideruar raportin financiar të PD-së në përputhje me ligjin dhe se provat mbështesin deklarimet për pagesën 25 mijë dollarë në adresë të lobistit Muzin.

Duke bërë një analizë të anës objektive të veprës penale, gjyqtari Lazër Sallaku argumenton se “nuk mund të kemi deklarim të rremë kur në fakt nuk ka patur fare deklarim” dhe se faktet që Prokuroria u atribuon të pandehurve mund të mos parashikohen nga ligji si vepër penale.

Ndërsa gjykon se është provuar që Partia Demokratike nuk ka transferuar përmes sistemit bankar apo në cash pagesën prej 500 mijë dollarësh për lobistin Muzin, gjyqtari Sallaku shkon më larg në arsyetim.

Duke iu referuar pretendimit të Prokurorisë se pagesa prej 500 mijë dollarësh është dorëzuar në cash, gjyqtari thotë se: “edhe sikur të ishte e vërtetë, përderisa 500 mijë dollarët nuk janë financuar nga Partia Demokratike, ajo nuk ka pasur detyrimin për t’i deklaruar në KQZ”.

Mungesa e firmave të Bashës dhe Ristanit në raportin financiar të dorëzuar në KQZ është një tjetër argument i përdorur për të rrëzuar akuzën. “Edhe sikur formulari të ishte i falsifikuar, nuk mund të përgjigjen këta të pandehur përderisa nuk kanë nënshkruar,” argumenton gjyqtari. (birn)

Next Post
Kosova shkon në zgjedhje, Kuvendi shpërndahet me 89 vota, mungonin deputetët e Listës Serbe

Kuvendi i Kosovës ende nuk funksionon, por pagat e deputetëve ecin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com