• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Provat “tronditëse” të Presidencës: Ministria e Drejtësisë ka falsifikuar shkresën e dërguar për botim në Fletoren Zyrtare

by A R
20/02/2020 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një deklaratë për mediat, Presidenti Ilir Meta, duke ia kaluar fjalën këshilltarit të tij ligjor, ka deklaruar se Ministria e Drejtësisë ka falsifikuar shkresën e dërguar për botim në Fletoren Zyrtare ku emërohet Arta Vorpsi si gjytare e GjykatëS Kushtetuese.

Këshilltari i Metës, Bledar Dervishi, tha se ky është fakti i radhës që sipas Presidencës dëshmon sesi po realizohet grushti i shtetit.

Sipas Dervishit, për këtë akt kanë bashkëpunuar kreu i KED Ardian Dvorani, Ministria e Drejtësisë dhe Qendra e Botimeve Zyrtare, për emërimin e Vorpsit.

Ai ka bërë me dije se Botimi në Fletoren zyrtare të vendimit për emërim të Arta Vorpsit si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese është bërë në shkelje të ligjit.

Dervshi deklaroi se Ministria e Drejtësisë, pasi ka marrë një shkresë nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ku njoftonte se Vorpsi emërohet si gjyqtare dhe ku kërkohej që ky vendim të botohej në Fletoren Zyrtare, ia ka nisur shkresën Qendrës për Botimet Zyrtare. Por kjo nuk është kompetencë e Ministrisë së Drejtësisë, shprehet Dervishi.

“Ne iu drejtuam Qendrës së botimeve në Fletoren Zyrtare për informacion, sepse Dvorani tha se nuk e kishte dërguar ai këtë shkresë, i kërkuam mënyrën e administrimit të kërkesës dhe pas konferencës së djeshme, menjëherë na janë përgjigjur duke komunikuar se “vendimi 132, është dërguar nga Ministria e Drejtësisë me numër shkresë 7575”. Të nderuar, me këto fakte të reja kuptohet si qeveria ka dashur të shtrembërojë procesin për t\i rrëmbyer presidentit një të drejtë që ia lejon kushtetuta. Nga kjo provë rezulton se Ministria e ka nisur shkresën për botim pa marrë një letër nga Kuvendi. Këtu kemi të bëjmë me lajthitje? Jo, më keq. Falsifikim.

Struktura përkatëse e Presidentit po përgatit kallëzimin për  t’ia drejtuar SPAK… Tani Prokuroria duhet të ketë fjalën dhe të thërrasë për të marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë”. 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In