• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Provat që PD dhe LSI pretendojnë se kanë për Saimir Tahirin

by A R
25/10/2017 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu siç edhe pritej, opozita dhe mazhoranca kanë dalë më dy raporte sa i takon qëndrimit mbi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, drejtuar Kuvendit, për autorizim për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, bazuar në dyshime për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge. Shqiptarja.com zbardh raportin paralel të hartuar dhe firmosur nga deputetët e PD-LSI në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Raporti i Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndryshe nga raporti i PS, i rekomandon Parlamentit që të lejojë prokurorinë për arrestimin e Saimir Tahirit.

Raporti i PD-LSI është firmosur nga deputetët Dhurata Çupi, Eduard Halimi, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri dhe Nasip Naço. Partia Demokratike përmend pesë prova kundër Tahirit. Si dy prova të para, PD rendit kapjen e 3.5 ton dhe 3978 kg drogë, sekuestruar nga autoritet italiane, që dyshohet se është trafikuar nga grupi i Habilajve. Një tjetër provë e pretenduar nga PD janë dhënat e marra në formën e përgjimeve (1800 fletë në total), nga ku sipas PD rezulton përfshirja e deputetit Saimir Tahiri në kryerjen e veprave penale.

1800 faqe janë të gjitha materialet e mbledhura nga Guardia di Finanza për aktivitetin e Habilajve, por që Prokuroria e Katanias i ka përmbledhur në 416 faqe. Si provë të katër dhe të pestë, PD referon dokumentet për shitjen e automjetit nga deputeti Saimir Tahiri tek Artan Habilaj si dhe përdorimin e automjetit nga Tahiri pasi e ka shitur. Sipas raportit të PD-LSI, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj kanë nën kontroll provat. Sipas raportit, Rama dhe Xhafaj, duke mbajtur Tahirin jashtë dhe duke e mbajtur nën mbrojtje, provat mund të dëmtohen.

Raporti i PD dhe LSI, argumentet kundër Tahirit

Rreziku për procedim
Prokuroria në kërkesën drejtuar Kuvendit, si dhe në përgjigje të pyetjeve përpara Këshillit për Imunitetin, tregoi qartazi se në rastin konkret ekziston rreziku për prishjen e provave të procedimit penal nga deputeti Saimir Tahiri. Pozicioni i tij si deputet i mazhorancës, pas një përvoje për më shumë se 3 vjet në detyrën e Ministrit të Brendshëm është një tregues i qartë i lidhjeve dhe aftësisë së tij për të ndikuar në cilësinë e provave të procedimit penal.

Përshtatshmëria e masave të tjera
Prokuroria në kërkesën drejtuar Kuvendit, si dhe në përgjigje të pyetjeve përpara Këshillit për Imunitetin, tregoi qartë se çdo masë tjetër, veç asaj të arrestit, është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së lartë shoqërore të veprave penale, për të cilat po procedohet dhe për shkak të pozicionit të deputetit Saimir Tahiri. Në këtë drejtim, prokuroria evidenton se rasti konkret paraqet rrezikshmëri të shtuar, pasi ka cenuar drejtpërdrejt imazhin e institucioneve shqiptare në sytë e opinionit publik, por edhe imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Një vendimmarrje për mbajtjen e imunitetit në rastin konkret do të minonte besimin e publikut te Parlamenti si institucion dhe do të krijonte përçmim për politikën, politikanët dhe vetë sistemin politik. Nuk është e lejueshme nga Kushtetuta që deputetët të shqyrtojnë brendinë e informacionit të mbledhur nga prokuroria dhe ta vlerësojnë atë, pasi atyre nuk u lejohet të njihen me të dhëna private për deputetin në fjalë. Nëse Kuvendi voton për mbajtjen e imunitetit dhe për pengimin e drejtësisë, ky veprim do të ishte goditja më energjike ndaj shpresës së publikut për aksionin politik brenda dhe jashtë vendit për Reformën në Drejtësi.

Mbajtja e imunitetit nga Kuvendit në rastin konkret tregon haptazi mungesë vullneti politik për të luftuar krimin e organizuar dhe rrjedhimisht përbën hap pas në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë. Në këtë mënyrë, Kuvendi do të godasë fort pritshmëritë dhe përpjekjet e shoqërisë shqiptare për t’iu bashkuar familjes evropiane, e cila ka vënë ndër të tjera edhe kushtin për luftën kundër krimit të organizuar.

-Përfundimisht, 5 deputetët e Këshillit për Imunitetin, i rekomandojmë seancës plenare të Kuvendit të votojë, për miratimin e dhes së autorizimit, të kërkuar me kërkesën nr. 9906 prot., datë 19.10.2017 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ‘Për dhënien e autorizimit për arrestimin, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së deputetit Saimir Tahiri’, me qëllim për t’i hapur rrugë hetimit të plotë dhe të gjithanshëm në kuadër të procedimit penal nr. 313, të vitit 2017 për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe të korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë të parashikuara nga nenet 283/a/2 dhe të 260 të Kodit Penal.

-Tahiri nuk është një ish ministër apo deputet i opozitës. Ai është një ish ministër i qeverisë, deputet i Edi Ramës, mik i ngushtë e kryeministrit. Ai si ish ministër jo vetëm dyshohet se ka ndihmuar organizatën kriminale dhe ka marrë shpërblime personale, por ka duke i vënë strukturën e shtetit në shërbim të organizatës kriminale, ia ka siguruar para për zgjedhjet.

Arsyeja pse duhet arresti nuk është vetëm analiza e nenit 288 të KPP, si për një qytetar të zakonshëm, por se bëhet fjalë për mikun e kryeministrit dhe ministrit të brendshëm aktual. Këta dy të fundit kanë nën mbikëqyrje provat dhe duke mbajtur Tahirin jashtë dhe duke e mbajtur nën mbrojtje, provat mund të dëmtohen, radarët, dëshmitarët që shohin Ramën në krah të Tahirit heshtin, së bashkua më bashkëpunëtorët e drejtësisë, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Pra ka një rrezik real që bëhet me qëllim për t’i shërbyer Tahirit dhe bandës kriminale që është nën hetim në Shqipëri dhe Itali. Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të bëhet kurrë strehë i krimit apo i mbështetësve direkt të tij.

Provat e pretenduara nga opozita
1. Provë materiale ‘3.5 ton lëndë narkotike e llojit cannabis sativa’, e sekuestruar nga autoritet italiane, që dyshohet se është trafikuar nga grupi i strukturuar kriminal.

2. Provë materiale ‘3978 kg lëndë narkotike e llojit cannabis sativa’, e sekuestruar nga autoritetet shqiptare në datën 18.10.2017, në banesën e bashkëpunëtorit të grupit të strukturuar kriminal, A. Koçeri, në Vlorë.

3. Të dhëna të marra në formën e përgjimeve (1800 fletë në total), nga ku rezulton përfshirja e deputetit Saimir Tahiri në kryerjen e veprave penale, duke përfshirë edhe marrjen e shpërblimeve të paligjshme, të përftuara nga përgjimet telefonike dhe ambientale të të hetuarve të Moisi Habilaj.

4. Dokumentet e shitjes së automjetit me targa AA 003 GB nga deputeti Saimir Tahiri tek Artan Habilaj, një prej anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, në datën 15.11.2013.

5. Dokumentet e përdorimit të automjetit me targa AA 003 GB nga deputeti Saimir Tahiri, pas shitjes së tij, si dhe për udhëtimin e deputetit Saimir Tahiri me këtë automjet me Artan Habilaj, një prej anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal. /b.d

Next Post
Lista ‘Rama’/ Furtunë në Prokurori, Llalla shkarkon 2 prokurorë, e kishin emrin në listë

Krye(prokurori) që duhet të heshtë duke pritur vetingun!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pesë persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli tërheq zvarrë gjatë kafshimit vogëlushen 4-vjeçare

Pesë persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli tërheq zvarrë gjatë kafshimit vogëlushen 4-vjeçare

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In