• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Prova të reja përvëluese”/ Paralajmërimi Metës: Të hënën kallëzimi penal, gjatë javës një video me fakte të pakundërshtueshme

by Java News
16/11/2019 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dyshimet nëse do të bënte apo jo Presidenti Meta kallëzim penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani janë shuar këtë mesditë, pas një njoftimit të zëdhënësit të Presidencës Tedi Blushi.

Por duke konfirmuar se te henen do te depozitohet kallezim penal ndaj Ardian Dvoranit, si kreu i KED, Presidenca paralajmeron padi edhe ndaj zyrtareve te tjere.

Ne nje reagim ne faqen e tij ne rrjetin social “Facebbok”, zedhenesi i kreut te shtetit thote se brenda javës Institucioni i Presidencës do të publikojë një VIDEO me fakte të pakundërshtueshme për opinionin vendas dhe botëror, që të mos ngelet asnjë analfabet në planet, i cili të mos e kuptojë dhunimin që një bandë ka tentuar t’i bëjë Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Sipas tij, kjo video me prova të pakundërshtueshme, do zbulojë fytyrën e vërtetë të një individi të papërgjegjshëm, i cili guxoi në mënyrë të tmerrshme kriminale t’i përvetësojë kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës, që as noterja e nderuar znj.Miranda Xhemalçe nuk pranoi ta bënte, pasi e dinte shumë mirë se betimi me dorën mbi Kushtetutë bëhet vetëm në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe askund tjetër.

“Përveçse në gjuhën tonë të bukur shqipe, kjo video, po përgatitet edhe në anglisht, në gjermanisht, në italisht, në frëngjisht, dhe në disa gjuhë të tjera europiane, në mënyrë që të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, që janë të interesuar, jo vetëm për realizimin me sukses të Reformës në Drejtësi, që u votua me konsensus, por edhe që janë kaq të shqetësuar për problemet skandaloze të funksionimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri, të mos mashtrohen më”, shkruan Tedi Blushi, në emër të Presidentit

Sipas Blushit në këtë mënyrë, jo vetëm mbrojmë Kushtetutën e Republikës dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve shqiptarë, por edhe tregojmë përgjegjshmëri për të gjithë taksapaguesit e vendeve partnere, që paguajnë aq shtrenjtë që ky vend i NATO-s dhe nesër i BE-së, të arrijë standardet e tyre, të shtetit ligjor dhe të demokracisë.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Erdogan zbret në stadium, përgëzon kombëtaren për kualifikimin: Franca ndalet nga Shqipëria se luajnë në stadiumin e ri

FOTO/ Erdogan zbret në stadium, përgëzon kombëtaren për kualifikimin: Franca ndalet nga Shqipëria se luajnë në stadiumin e ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmuan me ujë e vezë drejt Ramës gjatë votimit për Territorialen në Kuvend, grupi i PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me 60 ditë

Sulmuan me ujë e vezë drejt Ramës gjatë votimit për Territorialen në Kuvend, grupi i PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me 60 ditë

October 9, 2026
“Mora drejtësinë që meritoja”, KPA e riktheu në detyrë, reagon prokurorja Antoneta Sevdari

Vettingu e shkarkoi, pas fitores në Strasburg rikthehet në sistem! Antoneta Sevdari zgjidhet anëtare e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme

October 9, 2026
Propozimi i PD-së së Berishës për hartën Territoriale: 95 bashki në total, të shtohen 34 njësi vendore

Harta vendore ndër vite! Nga rrethet, te bashkitë e zgjeruara, ja historiku i ndarjes administrative në Shqipëri

October 9, 2026
Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

Dosja “Partizani”/ Kushtetuesja merr vendimin, pranon pjesërisht kërkesën e Berishës! E rikthen çështjen e masës së sigurisë në Gjykatën e Lartë

October 9, 2026
Sfida direkte me Finlandën, kuqezinjtë kërkojnë mbështetje dhe një stadium të tejmbushur! Luhet për vendin e parë në Ligën e Kombeve

Sfida direkte me Finlandën, kuqezinjtë kërkojnë mbështetje dhe një stadium të tejmbushur! Luhet për vendin e parë në Ligën e Kombeve

October 9, 2026
“S’do lejoj njerëzit e gabuar të pengojnë përmbushjen e qëllimit”- Rama mesazh me AI: Jo të gjithë ata që ecin pranë teje, e vazhdojnë rrugën bashkë me ty

“S’do lejoj njerëzit e gabuar të pengojnë përmbushjen e qëllimit”- Rama mesazh me AI: Jo të gjithë ata që ecin pranë teje, e vazhdojnë rrugën bashkë me ty

October 9, 2026
Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Kukësit!

Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Kukësit!

October 9, 2026
Theu bojkotin e Dhomës së Avokatisë, i pezullohet për 2 vjet licenca e avokatit Lefter Xhengo!

Theu bojkotin e Dhomës së Avokatisë, i pezullohet për 2 vjet licenca e avokatit Lefter Xhengo!

October 9, 2026
“Nuk kërcënoj askënd”- Deputeti Kamberi i përgjigjet Vuçiçit: “Nuk do vrasim 100 serbë për 1 shqiptar!

“Nuk kërcënoj askënd”- Deputeti Kamberi i përgjigjet Vuçiçit: “Nuk do vrasim 100 serbë për 1 shqiptar!

October 9, 2026
“BE mbështet Shqipërinë për mbylljen e negociatave në 2027”- Galand: Presim përparim të mëtejshëm, reformat janë ambicioze!

“BE mbështet Shqipërinë për mbylljen e negociatave në 2027”- Galand: Presim përparim të mëtejshëm, reformat janë ambicioze!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com