• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prova e PD-së në “Vendore”, çfarë synon Alibeaj më 14 maj

by A R
04/01/2023 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me një çarje që vazhdon, e ndihmuar edhe nga vendimmarrja e munguar e gjykatës, demokratët ecin këtë vit drejt një tjetër prove përballjeje mes veti.

Nëse asgjë nuk ndryshon, 14 maji do të jetë sfida e radhës për të provuar se kush zotëron shumicën në Partinë Demokratike.

Pyetja që lind është se kur 6 marsin e vitit që shkoi demokratët e drejtuar nga Lulzim Basha dolën të tretët, pas socialistëve dhe demokratëve të Sali Berishës, çfarë mund të arrijnë ata që sot drejtohen nga Enkelejd Alibeaj?

“Sepse ka një pjesë të madhe të elektoratit, të atyre që na kanë votuar më 25 prill dhe kemi detyrimin për t’i përfaqësuar. Edhe në rast se ne nuk do të donim, është kërkesë për t’i përfaqësuar,” shprehet deputeti demokrat Kreshnik Çollaku.

Kandidati i PD-së së Berishës për Bashkinë e Elbasanit e njëkohësisht nënkryetari i kësaj force politike Luçiano Boçi thotë se janë politike qëllimet e pjesëmarrjes në zgjedhje të grupimit Alibeaj.

Ai tregohet kështu më i matur se kryetari Berisha që më parë i pati quajtur kandidatët e pritshëm të Alibeajt si paterica të pushtetit.

“Ndoshta, mendojnë dhe është e drejta e tyre se përfaqësuesit e tyre janë më potentë në bashkitë ku i kanë propozuar dhe prezantuar. Dhe, të tjerët mendojnë se përfaqësimi politik është më i spikatur në një përfaqësues të propozuar nga ata sesa nga një përfaqësues që vjen nga procesi i primareve.”

Deputeti Ervin Salianji ka mbajtur një qëndrim neutral në dualitetin brenda demokratëve, por ngre një dyshim të madh mbi qëllimin që ka grupimi Alibeaj që po futet në zgjedhje me kandidatë e tyre.

“Është një lëvizje që bëhet nga ish kryetari i partisë për të tentuar krijimin e një partie të vogël. Besoj se nuk ka njeri me logjikë normale që të mendojë që kandidatatët që po dalin mund të fitojnë bashkitë.”

Edhe pse të përçarë të dyja palët në duket se kanë bërë një marrëveshje në heshtje ku në disa bashki si ajo e Peqinit apo Malsisë së Madhe.

Next Post
Vrasja e Edmond Papës në Tiranë, një grup hetuesish shqiptarë zbarkojnë në Athinë. Ja pistat

Ekzekutimi i Papës, 49-vjeçari u vëzhgua me shumë se 1 muaj nga autorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

“100% dakord me Berlinin dhe Londrën”, Rama: Lufta ndaj korrupsionit vijon! Vepruam si në çdo parlament europian

March 12, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

“Safe City’: Siguri për makinën, rrezik për shqipen!

March 12, 2026
Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

March 12, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

March 12, 2026
“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In