• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Proteza ortopedike falas, si ndryshoi jeta e 53-vjeçares pas 10 vitesh në shtrat

by A R
05/10/2016 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej më shumë se 10 vitesh, Meleqe Dukës, i është dashur të jetojë me dhimbjen dhe mundimin që shkaktonte pengesa për të ecur normalisht si gjithë të tjerët, pasi këmba e saj e djathtë ishte e sëmurë.

E sikur të mos mjaftonte vuajtja fizike dhe shpirtërore për 53-vjeçaren, problemeve të saj dhe familjes të vendosur së fundi në rrethinat e Shkozës, Tiranë, i shtohej edhe pamundësia ekonomike për të përballuar blerjen e protezës dhe ndërhyrjes së domosdoshme kirurgjikale për t’u shëruar.

Por sot, për Meleqen është një ditë e veçantë. Më në fund, ajo mund të ecë normalisht, si gjithë të tjerët!

Pas ndërhyrjes së sukseshme kirurgjikale në Spitalin Universitar të Traumës për vendosjen e protezës ortopedike falas, Meleqja i është rikthyer jetës normale dhe thotë se është gati për t’u rikthyer në vendin e saj të punës.
Investimi i qeverisë me vlerë rreth 1 milionë dollarë, bëri të mundur që ajo, por edhe shumë pacientë të tjerë, të mund të operohen dhe të marrin falas protezën ortopedike, e cila deri pak muaj më parë ishte një barrë e papërballueshme për familjen e saj por edhe për shumë qytetarë të tjerë.

Deri më sot pacientët që kishin nevojë për proteza, ishin të detyruar që t’i paguanin vetë ato me një çmim dy herë me të lartë sesa ai që shpenzohet aktualisht nga buxheti i shtetit për blerjen e tyre. Ndërsa tani protezat, përveçse cilësore dhe të garantuara, për pacientët, do t’u kursejnë buxheteve të tyre familjare rreth 2 milionë dollarë në vit.

Protezat ortopedike, janë një tjetër provë konkrete e ndryshimeve rrënjësore që janë ndërmarrë në sistemin shëndetësor gjatë këtyre tre viteve./a.m.

14481858_590529491135105_8696437286061678730_o14542451_590529444468443_449456641784606140_o14589767_590529437801777_8782821869338020809_o14608911_590529581135096_2832345336030529620_o14612436_590528687801852_8518723818523017490_o

Next Post
Rusia ngre 2 avionë luftarakë në hapësirën e Norvegjisë, kundërpërgjigjet NATO

Rusia ngre 2 avionë luftarakë në hapësirën e Norvegjisë, kundërpërgjigjet NATO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In