• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Proteza falas për pacientët në Durrës, Beqaj: 100 mln lekë buxhet për shërbimin

by A R
18/01/2017 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Spitali Rajonal i Durrësit ofron për të gjithë pacientët që kanë nevojë, proteza ortopedike falas.

Afro 18 pacientë, kanë përfituar, deri më tani, këtë shërbim pranë këtij spitali, ndërkohë që sipas mjekëve cilësia e materialeve është e njëjtë me atë që përdoret sot në vendet më të zhvilluara europiane.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ishte në spitalin Rajonal të Durrësit ku takoi njërin prej pacientëve që ka përfituar falas protezën ortopedike, ndërsa diskutoi me mjekët ortopedë dhe drejtuesit e spitalit për ecurinë e këtij procesi.

“Ky spital, këtë vit, ka një buxhet rreth 100 milionë lekë për protezat dhe është pjesë e paketës së madhe prej 1.8 miliardë lekësh që këtë vit do të shpenzohen për protezat në Tiranë dhe në disa spitale rajonale ku shërbimet e ortopedisë funksionojnë”, u shpreh Beqaj.

Kreu i Shëndetësisë, theksoi se materialet e reja që po përdoren janë një ndihmë e madhe, jo vetëm për pacientët, por edhe për vetë mjekët.

“Spitali i Durrësit ka një skuadër shumë të mirë me 5 ortopedë, të cilët janë në gjendje të bëjnë punë të mirë, dhe tashmë, me protezat që i kanë dhe me pjesën e instrumentave kirurgjikalë që do të fillojnë të shtohen, – besoj brenda verës, – mjekët do të mund të japin më të mirën, pacientët do të shërbehen shumë më mirë, por edhe besoj, marrëdhënia pacient-mjek do të jetë më transparente edhe më normale”, deklaroi Beqaj.

Ndërkohë, Dr. Neritan Myderrizi, Shef i Shërbimit të Ortopedisë në Spitalin Rajonal të Durrësit, shprehet se është hera e parë që në vendin tonë po përdoren proteza të një cilësie kaq të lartë.

“Për herë të parë janë futur proteza shumë cilësore, që janë proteza bipolare, bashkëkohore, proteza që vendosen pothuajse në gjithë spitalet moderne të Europës”, theksoi Dr. Myderrizi.

Nga ana e tij, mjeku ortoped pranë spitalit rajonal të Durrësit, Redi Hoti, nënvizoi se materialet ndihmojnë në riaftësimin e shpejtë të pacientëve ndërsa i gjithë ky shërbim ofrohet falas për të gjithë ata që kanë nevojë.

“Janë materiale ‘Titani’, dhe që nga Shtatori i 2016-ës, të gjithë pacientët me frakturë, janë trajtuar me impiantet prej ‘Titani’, falas. Dhe shërbimi, dhe impiantet, janë pjesë e shërbimit të trajtimit të frakturave falas. Kjo ka bërë të mundur që pacientët të trajtohen më mirë, me mënyra bashkëkohore, gjë që është e mirë edhe për shërim më të shpejtë të pacientit”, deklaroi mjeku Hoti. /b.d

Next Post
Sheshel: Ushtria ruse duhet të kthehet në Kosovë

Sheshel: Ushtria ruse duhet të kthehet në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com