Protestuesit janë zhvendosur në këto çaste para Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit.

Siç shihet nga pamjet, tubuesit kanë nisur me shkatërrimin e dritareve dhe derës së Kryesisë së Kuvendit, duke tentuar që të futen brenda.

Ka ndërhyrë Policia duke hedhur gaz lotsjellës, në mënyrë që t’i shpërndajë ata.


