Në Komunën e Leposaviçit situata sot është tensionuar, kur protestuesit serbë kanë kaluar kordonin e KFOR-it dhe kanë tentuar të futen në objektin e komunës. Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilët kanë theksuar se situata aktualisht është qetësuar dhe protestuesit janë larguar.
Ata kanë kaluar kordonin e sigurisë nga KFOR në Leposaviç dhe më pas janë mbledhur në hyrje të komunës ku prej më shumë se dy javësh, kryetari i sapoemëruar shqiptar Lulzim Hetemi është izoluar. Kërkesa është e njejtë, dorëheqja e tij nga detyra dhe largimi i forcave speciale të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it. /m.j