JavaNews ju sjell më poshtë një fotolajm. Bëhet fjalë për shtyllat e betonit të galerive të Spaçit, që ndodheshin në një instalacion pranë kryesisë së Kuvendit.
Kësisoj, protestuesit e opozitës kanë shembur ‘Postbllok’, një monument të ideuar nga Ardian Isufi dhe Fatos Lubonja.
E gjitha kjo, sepse shtylla u duheshin për të thyer dyert e ‘komunistit’ Edi Rama…
‘Postbllok’ simbolizon bunkerët por edhe galeritë e burgut të Spaçit. Por protestuesve nuk u kanë dalë hekurat e skelës dhe pllakat e bulevardit!
/a.rada/javanews