Qytetarë, aktivistë, aktorë, artistë i janë bashkuar protestës së zhvilluar këtë të mërkurë para Kryeministrisë.
Qytetarët kanë bllokuar tre kryqëzime duke shprehur pakënaqësitë e tyre për rritjen e çmimeve. Ndërkohë gjatë kësaj proteste ka pasur edhe qytetarë të cilët kanë kërkuar të lejohen të kalojnë pasi disa makina janë bllokuar.
“Lejoni disa makina dhe protestoni sërish”, u shpreh qytetari i cili po priste në makinë për të kaluar pasi ishte bllokuar.
Nga ana tjetër një protestues u shpreh se kjo është një protestë e të gjithë qytetarëve dhe se nuk mund të mbrohet një kauzë duke qëndruar në makinë.
protestuesi: Shko tek ministresha thuaj përse ke dhënë urdhrin me dalë në këmbë. Nuk mbrohet kauza duket heshtur, duke qëndruan në makinë.