Protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Arsimit kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë, duke lënë pas godinën e ministrisë.
Pas bllokimit të qarkullimit në Rrugën e Durrësit, qytetarët kanë vijuar protestën në formë marshimi drejt selisë së qeverisë.

Marshimi po zhvillohet pa incidente apo përplasje me policinë, ndërsa efektivët vijojnë të jenë të pranishëm për të monitoruar situatën.


Mes marshuesve ka qenë edhe aktivistja Gretta Thunberg, që u pa mes të rinjve, teksa prej disa ditësh i është bashkuar protestës.

Tubuesit tentuan te hynin te rruga “Mine Peza” me synim Komisariatin nr. 3, por Policia bëri kordon të trefishtë dhe i devijoi.











