• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Protestuesit e arrestuar, funksionarë të PD”, deputetja: Pse nuk sulmohen me vezë demokratët?

by A R
23/07/2026 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, u përfshi në debat me aktivistin Ilir Xhemalaj, pasi deklaroi se protestuesit janë kundër “establishment”-it, por ia lakmojnë numrat Partisë Demokratike në protestë.

“Ka një kontradiktë shumë të madhe në atë çfarë artikulohet. Fillimisht, funksionarët e Partisë Demokratike janë pjesë e protestës apo jo? Sepse shumë prej atyre të cilët sot Policia e Shtetit edhe arrestoi, janë në fakt funksionarë të Partisë Demokratike. Tani, ju si protestues i quani edhe këta pjesë tuajën apo nuk i quani? Se herë i referoheni establishmentit, pra edhe Partisë Demokratike, por nga ana tjetër numrat ia kërkoni Partisë Demokratike. Që do të thotë ëmbël ju vjen kur ky “non grata” i Partisë Demokratike del atje dhe bën thirrje që jo me logon e Partisë Demokratike, por ju dilni në protestë. Çfarë do të thotë se ju ia lakmoni numrat kësaj partie. Përsa i përket kësaj çështje do duhet që ne të kemi një qartësim njëherë e përgjithmonë: E doni, e keni Berishën pjesë të protestës apo është edhe Berisha ai për të cilin ju po protestoni? Nëse Berisha dhe Partia Demokratike janë pjesë e establishmentit dhe nuk janë pjesë e juaja, atëherë zotëri mos toleroni asnjë funksionar të Partisë Demokratike të rrëmbejë protestën. Ashtu siç ka ndodhur sot, ashtu siç ka ndodhur në disa akte ekstreme që janë marrë, akte dhune që janë paraqitur përgjatë gjithë kësaj kohe, sepse nuk po dimë ta lexojmë nëse është protesta e Partisë Demokratike apo është protesta e të tjerëve, apo të tjerët bëjnë sikur është e të tjerëve, por në fakt është e Partisë Demokratike. Kështu që, të qartësohen qytetarët, të qartësohemi edhe ne. Ju referuat se janë njerëz të lirë, pra mund të bëjnë çfarë të duan edhe ata që janë aktivistë të Partisë Demokratike. Po tani edhe kjo sikur nuk shkon, sepse del prapë tek ajo që unë thashë më parë, që ia lakmoni numrat. Do të thotë që ka një frikë nga ana juaj dhe ka një tkurrje kur vjen fjala tek numrat. Ejani në zgjedhje përballë Partisë Socialiste dhe garoni në zgjedhje me një parti të formësuar. Apo nuk ndaheni dot nga Partia Demokratike?”, tha Mila në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Xhemalaj: Në grupin tonë organizator nuk ka asnjë eksponent të Partisë Demokratike. Në grupin tonë, si qytetar të lirë mund të vijë kushdo, edhe ju zonja Sara Mila jeni e mirëpritur të vini këtu në këtë protestë dhe ajo që unë dua t’ju them është që këtu shumica e protestuesve, me sa njoh unë, janë nga PS-ja, nuk janë të Partisë Demokratike.

Mila: Si i identifikoni 300 000 njerëz? O keni 10 njerëz dhe prandaj i identifikoni, se po të jenë 300 000 nuk i identifikoni dot. Ose keni sistem patronazhimi që është pak kontradiktore.

Xhemalaj: Në Tiranë jetojmë, shyqyr Zotit i njohim. Dy herë erdhi e provoi Partia Demokratike në këtë shesh. Dy herë është ndjekur nga ky shesh. Që të jemi të qartë. Pjesa tjetër, këtu në këtë shesh mund të dalin sa parti të duan. Kjo nuk varet nga ne.

Mila: Pra, deputetët e Partisë Demokratike që me të madhe thonin sot se vezët nuk bien mbi ta, kanë gënjyer.

Xhemalaj: Atë nuk e di unë, pyesni ata. Unë flas për pjesën e protestës. Nuk flas për Partinë Demokratike.

Mila: A keni gjuajtur vezë mbi deputetët e Partisë Demokratike? A është protesta antiestablishment?

Xhemalaj: Ne kemi gjuajtur vezë mbi çdo deputet që ka dalë nga dera e Parlamentit. Ata një herë nuk i njeh njeri kush janë. Janë njerëz se s’i njeh as lagja e tyre. Janë të futur në lista partish dhe nuk kanë marrë asnjë votë nga populli. Prandaj populli s’ka si t’i njohë. Ne përballemi me Parti Socialiste dhe me çdo parti tjetër, kur të doni ju, mjafton të ndryshoni rregullat e lojës se rregullat e lojës i keni vënë që të fitoni vetëm ju.

Next Post
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

"Para Kuvendit janë njerëzit e partive të vogla", Bido: Në protestë, grupime të Iranit dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In